VIDEO/ Nuk ka fitues në Kukës, verilindorët ndalin me 10 lojtarë Teutën e vendit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 23:23

VIDEO/ Nuk ka fitues në Kukës, verilindorët ndalin me 10 lojtarë Teutën e vendit të fundit

Kukësi dhe Teuta janë ndarë në një barazim pa gola në “Kukës Arena”, një rezultat më së shumti i shërbeu vendasve.

kukesi teuta

Sfida nisi me duele të ashpra në mesfushë, teksa rastet e pastra munguan. Gjërat u bënë më të vështira për verilindorët kur në minutën e 36’ Lala shkaktoi një ndërhyrje të rrezikshme dhe pas ndërhyrjes së VAR-it u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, skuadrat provuan të reagonin, por pa mundur të shkaktonin shkëndija të rrezikshme për portierët.

Kështu Kukësi është larguar disi nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e 7-ë me 16 pikë, ndërsa Teuta vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 13 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 0-0 TEUTA

K.V.: Lamçe 90+5′ / Arifi 20′, Kotobelli 44′, Daci 82′

K.K.: Lala 38′

NGJARJET KRYESORE:

90+6′ Mbyllet sfida pa fitues në “Kukës Arena”!

90+5′ Lamçe ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje.

90+3′ Latorre provon me një goditje nga distanca, por Dema ishte në pozicionin e duhur për ta ndalur.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

83′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Da Mota dhe në vendin e tij futet Mbarak.

82′ Daci ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

79′ Kotobelli kroson drejt zonës, por Gjata nuk e devijon siç duhet për ta çuar drejt portës. (VIDEO)

71′ Zëvendësim te Kukësi. largohet Rivas dhe në vendin e tij futet Latorre.

66′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Gjinollari dhe në vendin e tij futet Karabeci.

65′ Da Mota provon me një goditje nga distanca, e cila shkon mbi kuadratin e portës. (VIDEO)

58′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Beshiraj dhe në vendin e tij futet Murati.

47′ Daci pengohet brenda zonës dhe pretendon për penallti, por Cjapi lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Arifi dhe në vendin e tij futet Gjata.

46′ Zëvendësim te Kukës. Largohet Momoh dhe në vendin e tij futet Jusuf.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Kotobelli shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

43′ Daci godet brenda zonës dhe Tafas reagon sërish siç duhet duke i mohuar golin. (VIDEO)

36′-38′ Lala shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë, por pas një kosniltimi me VAR, Cjapi i jep të kuq mbrojtësit të Kukësit. (VIDEO)

34′ Daci godet brenda zonës, me Tafas që reagon siç duhet për t’i mohuar golin durrsakëve. (VIDEO)

21′ Rivas provon me një tenttivë nga distanca, por goditja e tij shkon mbi kuadratin e portës. (VIDEO)

20′ Arifi shkakton një nërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

6′ Rivas provon me një gjuajtje nga distanca, por Dema e kontrollon pa asnjë problem. (VIDEO)

3′ Arifi shkakton një ndërhyrje të gabuar, por gjyqtari vetëm e këshilon.

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Zhongo, Lala, Reçi, Fejzaj, Da Mota, Momoh, Rivas, Salami, Beshiraj.

Trajner: Stavri Nica

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Daja, Arifi, Peposhi, Gjinollari, Daci.

Trajner: Edi Martini

WhatsApp Image 2023-12-03 at 13.05.00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"