VIDEO/ “Nuk e dua”, Bellingam tallet me Vinicius duke shkëmbyer fanellat pas miqësores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 19:24

VIDEO/ “Nuk e dua”, Bellingam tallet me Vinicius duke shkëmbyer fanellat pas miqësores

Xhud Bellingam dhe Vinicius kanë krijuar një lidhje të ngushtë në fushën e lojës me Real Madrid këtë sezon. Por në natën e të shtunës, ata ishin kundërshtar njëri me tjetrin, në miqësoren mes Anglisë dhe Brazilit.

asdsaddasasdadsadsads

Në fund të sfidës qe përfundoi 1-0 për “seleçaon”, shokët u takuan në dhomat e zhveshjeve për të shkëmbyer fanellat, me anglezin i cili nuk i rezistoi tundimit që të tallej me brazilianin që sapo e kishte mundur. “Nuk e dua” tha ai, duke ia hedhur përsëri mbrapsht Vinicius fanellën e tij, teksa të dy u përqafuan më pas duke qeshur.

Bellingam i dha sulmuesit një fanellë të tijën kujtim, ashtu si edhe Rodrigos, me të cilin gjithashtu janë shokë skuadre te Real Madrid, ndërsa i kërkoi një fanellë tjetër Vinicius për Deklan Rajs.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"