VIDEO/ Një shqiptar bën protagonistin me asist, Mali i Zi i falet Jovetiçit në duelin ndaj Maqedonisë së Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 20:00

VIDEO/ Një shqiptar bën protagonistin me asist, Mali i Zi i falet Jovetiçit në duelin ndaj Maqedonisë së Veriut

Mali i Zi mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 1-0 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në Antalia. 

MALI I ZI

Malazezët iu falët golit të kapitenit Stefan Jovetiç në minutën e 45-të. Sulmuesi i Olimpiakosit, goditi saktë me kokë, pas harkimit nga këndi të futbollistit me origjinë shqiptare, Driton Çamaj. 

Pavarësisht tentativave të shumta, pjesa e dytë nuk prodhoi gola. Vlen të theksohet fakti se dy shqiptarët e tjerë të Malit të Zi, Kuç dhe Tuci nuk u aktivizuan duke ndjekur ndeshjen nga stoli. 

Në radhët e Maqedonisë së Veriut titullarë u rreshtuan Musliu, Bardhi dhe Alioski, teksa Qamili u aktivizua në pjesën e dytë.  Agon Elezi ishte shqiptari që nuk mori minuta në këtë miqësore te Maqedonia e Veriut.  

GOLI I MALIT TË ZI: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"