VIDEO/ Mungojnë “krismat” në derbi, Torino dhe Juventusi ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 20:46

VIDEO/ Mungojnë “krismat” në derbi, Torino dhe Juventusi ndajnë pikët

Mbyllet në barazim 0-0 derbi mes Torinos dhe Juventusit i vlefshëm për javën e 32-të të Serisë A. “Zonja e Vjetër” ishte më kërkuese në 45 minutat e para. 

4677c35b-39a1-4612-9cda-79e8989572cd

Dushan Vlahoviç pati dy mundësi të mira, por u ndal nga shtylla dhe portieri kundërshtar. Fraksioni i dytë foli për Torinon, që iu afrua golit në disa momente. Por pa arritur të konkretizonte rastet e krijuara. 

Ky ishte barazimi i nëntë për Juventusin në 32 javë dhe i 12-ti për Torinon. Hera e fundit që derbi mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur në barazim ishte 18 shkurti i vitit 2022, asokohe me shifrat 1-1.  

RENDITJA

Vlen të theksohet se sot në orën 15:00, u luajt dhe dueli mes Leçes dhe Empolit që përfundoi me rezultatin 1-0 për skuadrën e Ylber Ramadanit, që iu fal golit të Sansones në minutën e 89-të.  Ramadani ishte shqiptari i vetëm i aktivizuar në këtë sfidë.  

GOLI I LEÇES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"