VIDEO/ Modelja ukrainase poston golin e Asllanit dhe falënderon Interin. Tifozët çuditen por fanella zbulon se është ish-gruaja e katërt e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 21:14

VIDEO/ Modelja ukrainase poston golin e Asllanit dhe falënderon Interin. Tifozët çuditen por fanella zbulon se është ish-gruaja e katërt e…

Tifozët e Interit janë çuditur fillimisht kur në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë postimi i modeles ukrainase Kristina Nova për Markus Turam.

MixCollage-08-Mar-2024-09-07-PM-4365

Një postim ku ajo falënderonte sulmuesin francez dhe Interin, la të mendohej se mos kishte diçka mes tyre. Kristina kishte postuar fotot dhe video nga ndeshja e të hënës ndaj Xhenoas, mes të cilave edhe momentin e golit të Asllanit dhe si e kishte përjetuar ajo nga tribuna mes tifozëve.

Por më pas u bë e qartë se ajo në fakt kishte një lidhje “të ndryshme” me Interin, pasi ka qenë bashkëshortja e një prej ikonave të së kaluarës së klubit dhe në një prej fotove shfaqet pikërisht me fanellën me emrin e tij.

Kristina Nova në të vërtetë është Kristina Liliana Tçudinova, ish-bashkëshortja e katërt e Lotar Mateus, i cili ka luajtur me zikaltrit në vitet ’88-92’. Ata u martuan në vitin 2008, kur Liliana ishte vetëm 21-vjeçare, por u ndanë në vitin 2010.

dsfdsfsdfsdfsdfdsf

Kristina vazhdoi karrierën e saj në modë, por me sa duket, pasioni për Interin i ka mbetur trashëgimi nga vitet me ish-futbollistin zikaltër. Shoqëruesi i saj në këtë ndeshje mbante fanellën e Turam dhe me sa duket është mik i sulmuesit francez.

dfgfdfgdfgdfgdfg sdfdsfdssfdfdsfsdsfdfsd asdasdsadsadasd sdfsdfsdfsdfsdf

PANOIRAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"