VIDEO/ Mensah bën heroin ndaj Skënderbeut, Partizani triumfon në “Arenën e Demave” dhe siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 23:56

VIDEO/ Mensah bën heroin ndaj Skënderbeut, Partizani triumfon në “Arenën e Demave” dhe siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”

Një gol i Alfred Mensah në minutën e 84-t, i mjaftoi Partizanit të Orges Shehit për të mposhtur Skënderbeun me shifrat 1-0, duke siguruar zyrtarisht pjesmarrjen në “Final 4”. Falë këtij triumfi, “demat e kuq”, ngjiten në kuotën e 57 pikëve, teksa tashmë në dy duelet e mbetura do të synojnë dy vendet e para. 

Partizani-Skenderbeu

FOTO: F.Hazisllari 

Për sa i përket sfidës mes “demave të kuq” dhe korccarëve, ishte një përballje tepër e luftuar me raste të shumta nga të dyja kampet, teksa në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan.

FT: PARTIZANI-SKËNDERBEU 1-0

Mensah 84′ 

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!  

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

89′ Gvozdenoviç kryen dy zëvendësimet e radhës, Pecani dhe Muharem në fushë, largohen Rabiu dhe Juri.

84′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Mensah ndëshkon korçarët pas asistit të Buxhelajt dhe zgjedh të mos festojë. Festë legjitime në “Arenën e Demave” (VIDEO) 

81′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, largohet Xhantu, në vendin e tij Lika.

80′ Pranë golit Partizani me Skukën, por tentativa e tij ndalet mjeshtërisht nga Alia, më pas gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje.

78′ Shehi kryen 3 zëvendësimet e fundit, largohet Mehmeti, Bintsuka dhe Sembene, në fushë, Zekolli, Mensah dhe Preka.

73′ Tjetër mundësi e shpërdoruar nga Bintsuka, sulmuesit i kërcen topi në momentin e fundit, duke e dërguar mbi kuadrat. (VIDEO)

69′ Qirko bën heroi dhe i mohon golin Rashicës, i cili doli i vetëm përballë portierit, tentoi por u ndal nga gardiani i Partizanit (VIDEO) 

67′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet Atanaskovski, vendin e tij e merr Buxhelaj.

64′ Rrapaj rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti pas kontaktit me Janaqin, por për gjyqtarin Koçi gjithçka e rregullt, loja vazhdon normalisht. (VIDEO) 

60′ Maget ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Jurit në mesfushë.

57′ Skuka gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Dukshëm më i avancuar sulmuesi i Partizanit (VIDEO) 

52′ Sota shtyn sulmuesin Xhantu brenda zonës, ky i fundit kërkon 11-metërsh, por gjyqtari Koçi vazhdon lojën. (VIDEO) 

47′ Protestojnë sërish korçarët pas një dyluftimi mes Sotës dhe Ivan Xhantu, me këtë të fundit që rrëzohet në hyrje të zonës, por për gjyqtarin nuk ka asgjë. (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë, Shehi kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Keko, vendin e tij e merr Skuka.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ E pabesueshme çfarë humbet Mba i vetëm përballë Alias, nuk iu besojnë syve të kuqtë. Gjuajtja e sulmuesit shkon shumë mbi kuadrat. (VIDEO) 

45+2′ Skënderbeu pretendon penallti pas rrëzimit të Ivan Xhantu brenda zonës, por për gjyqtarin Koçi, gjithçka e rregullt. Protestojnë korçarët. (VIDEO) 

45+1′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Rrapaj me një predhë, tentativa e tij shkon mbi kaudratit e Alias. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

37′ Krijohet iluzioni i golit, tentativa e Rrapaj nga jashtë zonës shkon fare pak mbi traversë. Topi devijohet nga Juri Merlim. Me fat korçarët në këto momente (VIDEO)  

24′ Pranë golit Skënderbeu, shpëton për mrekulli porta e Partizanit, tentativa, e Rabiut shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

23′ Skënderbeu provon të kundërpërgjigjet me Rashicën, tentativa e tij grushtohet nga Qirko. (VIDEO) 

16′ Sërish pranë golit Partizani, me Bintsuka, që provon me kokë pas një harkimi nga këndi, devijimi i sulmuesit shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

15′ Provon edhe Rrapaj me të djathtën, pas një aksioni të rrjedhshëm të Partizanit, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

10′ Minuta mjaft të mira për Partizanin, që ushtron presion të vazhduar në portën korçare, duke kërkuar golin e avantazhit. Mbrohet mirë skuadra e Gvozdenoviç.

3′ Gafë e Skënderbeut në mbrojtje, Mehmeti i rrëmben topin Rabiut, provon Keko me një gjuajtje, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

1′ Ndeshja ka startuar me 1 minutë heshtje në ndet të presidentit të nderit të Partizanit, Resul Demi, që humbi jetën pak ditë më parë.

partizaniii

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Murataj, Sota, Sembene, Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Bintsuka, Keko, Mba.
Trajner: Orges Shehi

SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Dumfur, Prençi, Gërxho, Rabiu, Janaqi, Juri, Liço, Rashica, Kabrel.
Trajner:
Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2024-05-04 at 3.43.55 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"