VIDEO/ Liverpuli nuk kalon dot “murin” Real Madrid, skuadra e Zidanit sfidon Çelsin në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 0:15

VIDEO/ Liverpuli nuk kalon dot “murin” Real Madrid, skuadra e Zidanit sfidon Çelsin në gjysmëfinale

Nuk ka surpriza! Reali i Madridit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Zinedin Zidan, u mjaftua me një barazim 0-0 në “Anfield” ndaj të kuqve të Jyrgen Klop, duke siguruar kështu një biletë për në raundin tjetër, pas triumfit 3-1 në sfidën e parë.

modric foto

Pavarësisht përpjekjeve, anglezët nuk arritën të zhbllokonin sfidën për të shpresuar te përmbysja e madhe. Liverpuli ishte më dominues në lojë, duke krijuar 15 mundësi shënimi si dhe gjuajti plot 5 herë portën e Kurtua. Belgu ishte në formë të shkëlqyer me pritjet e tij, sikurse edhe Benzema që u ndal nga shtylla pas 20 minutash lojë.

Real Madrid tregoi edhe një herë se në këtë kompeticion jo më kot ka triumfuar 13 herë dhe do tentojë t’ia dalë sërish, edhe pse shumë pak e besonin në fillim. Në gjysmëfinale skuadra e Zidan do të përballet mem Çelsin.

FT: LIVERPUL-REAL MADRID 0-0

FORMACIONET ZYRTARE:

Liverpuli: Alison, Robertson, Filips, Kabak, Aleksander-Arnold, Milner, Fabinjo, Vijnaldum, Mane, Salah, Zhota. Trajner: J. Klop

Real Madrid: Kurtua, Militao, Naço, Valverde, Mendi, Kasemiro, Kros, Modriç, Asensio, Vinicius, Benzema. Trajner: Z. Zidan

Formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"