VIDEO/ Liverpuli bën hap fals në luftën për titull, ekipi i Brojës fiton derbin e Londrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 15:47

VIDEO/ Liverpuli bën hap fals në luftën për titull, ekipi i Brojës fiton derbin e Londrës

U mbyllën dy ndeshjet e radhës së javës së 33-të të Premier Ligës angleze, ku pamë një rezultat surprizë teksa Kristal Palas mund brenda në “Anfield”, Liverpulin e Jurgen Klop me rezultatin 1-0. Takimi tjetër ishte derbi i Londrës, ai midis Uest Hem dhe Fulham, ku pa miqtë të fitonin 2-0 me sulmuesin e Kombëtares tonë, Armando Broja që e shikoi të gjithë ndeshjen nga stoli.

GLIkIL3XQAAZHat

 

Ishte Eze ai që bëhet “armiku” i Liverpul këtë ndeshje, teksa arrin të shënojë në minutën e 14-të të lojës, duke e çuar rezultatin në 1-0, rezultat që nuk do të ndryshohej deri në fund të lojës. Për Fulham shënoi dy herë Pererira, një herë në minutën e 9-të dhe të dytin në të 72-tën.

Me këtë rezultat Liverpul e shikon veten në vendin e tretë me 71 pikë, po aq sa Arsenali që ka akoma një ndeshje për të luajtur, dhe 2 më pak se Siti i vendit të parë.

LIVE 

LIVERPUL 0-1 KRISTAL PALAS

14′ Eze

GOLI I EZE 0-1 (VIDEO)

UEST HEM 0-2 FULHEM

9′, 72′ Pereira

GOLI I PEREIRA 0-1 (VIDEO)

GOLI I PEREIRA 0-2 (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

LIVERPUL-KRISTAL PALAS

1

UEST HEM-FULHEM

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"