VIDEO/ Laçi shpërdoron pafund, Teuta merr kryesimin dhe “prek” titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2021 | 19:17

VIDEO/ Laçi shpërdoron pafund, Teuta merr kryesimin dhe “prek” titullin kampion

Nuk ka fitues në përballjen mes Laçit dhe Teutës, me skuadrat që janë ndarë në barazim pa gola.

bandicam 2021-05-21 18-30-09-65917

Ky rezultat i bën më shumë punë Teutës, që tashmë e shikon veten në vendin e parë me 63 pikë, po aq sa Vllaznia, që mposhti ditën e sotme Partizanin. Ndërkohë Laçi zbret në vendin e katërt, me 61 pikë, një javë para fundit të kampionatit.

Kurbinasit i shkuan shumë afër golit të avantazhit, por Frashëri me disa ndërhyrje të shkëlqyera, ia doli të mbajë portën e paprekur.

Durrsakët tashmë kanë vënë një dorë te titulli kampion, pasi kujtojmë se javën e fundit luajnë me Apoloninë, që ka rënë matematikisht në Kategorinë e Parë, ndërsa Laçi luan me Vllazninë.

FT| LAÇI-TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90+3’ Mazrekaj futet bukur në zonë, gjuan me të majtën dhe Frashëri pret mrekullisht.

90+1’ Zulfiu hedh një top të gjatë në zonë, aty ku Harmon devijon me kokë, por jashtë.

80’ Provon Mazrekaj me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por pret Frashëri i vëmendshëm.

63’ Zulfiu lëshon një predhë me të majtën nga një pozicion diagonal, por Frashëri bën një grushtim mjaft të bukur.
55’ Daja i rrëmben topin Shehut afër zonë dhe provon me një goditje në formë parabole, por Alen Sherri bën mrekullinë me një grushtim spektakolar, duke evituar një gol të sigurtë.

48’ Laçi shpërdoron rastin më të mirë të takimit, pas një kombinimi mes Lushkjes dhe Xhixhës, teksa ky i fundit nxjerr të lirë më pas Zulfiun, që driblon edhe Sherrin, por më pas me portën e boshatisur e përplas topin në këmbët e Hoxhës.

45’ Duro bën zëvendësimin e parë. Largohet Lukas Ramos, për t’i lënë vendin Zulfiut.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

42’ Mundësi e mirë për Laçin, me Mzrekajn që kroson nga e majta për Deliun, por ky i fundit gjuan keq me kokë.

38’ Xhekson shfaqet i lirë në afërsi të zonës, godet me të majtën, por pret Sherri.
28’ Emiliano Vila godet tokazi me të majtën nga jashtë zone, Sherri pret i sigurtë.
23’ Rast i artë për Teutën. Obanor e tepron me mbajtjen e topit, Emiliano Vila ia rrëmben dhe avancon drejt zonës kurbinase, aty ku shërben për Grudën, që i vetëm me portierin shpërdoron në mënyrë të pabesueshme.

<

15’ Lushkja provon nga rreth 25 metra, Frashëri devijon në korne.

14’ Mentor Mazrekaj tenton me një të djathtë të fuqishme nga jashtë zone, topi shkon në duart e Frashërit.

9’ Dejvi Bregu lëviz mirë në krahun e majtë, e më pas godet fluturimthi nga brenda zonës me të djathtën, por Sherri grushton dhe topi shkon te Lorenco Vila, që devijon me kokë dhe portieri i Laçit pret i sigurtë.

6’ Mundësi e mirë për Laçin me Mazrekajn aq pason te Shehu, i cili në hyrje të zonës provon me të djathtën, por ndal Asion Daja, që largon rrezikun.

Starton sfida, 20 minuta me vonesë!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri; Malota, Ignjatoviç, Obanor; Deliu, Lushkja, Lukas Ramos, Musta; Shehu; Xhixha, Mazrekaj, Trajner: Shpëtim Duro.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Gruda. Trajner: Edi Martini.

WhatsApp Image 2021-05-21 at 17.08.06

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"