VIDEO/ Kukësi del nga kriza në Korçë, një supergol i jep fitoren ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 0:08

VIDEO/ Kukësi del nga kriza në Korçë, një supergol i jep fitoren ndaj Skënderbeut

Kukësi ka regjistruar sot fitoren e parë në këtë sezon në Superiore, teksa ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Skënderbeut.

skenderbeu kukesi

 

Verilindorët ishin skuadra e vetme pa pikë në këtë edicion, por kanë treguar se mund të thonë edhe ata fjalën e tyre teksa u mbrojtën mirë përballë korçarëve dhe më pas thumbuan pikërisht në momentin më të mirë të vendasve.

Një supergol i Reçit me një gjuajtje nga distanca, vendosi fatin e kësaj sfide, pasi në vijimin e saj Kukësi u mbrojt i organizuar dhe ia doli të administronte mirë situatat. Kështu, mori fitoren e parë, duke kthyer me këmbë në tokë Skënderbeun i cili në javët e para të këtij edicioni e shihte veten edhe si kryesues.

SKËNDERBEU-KUKËSI 0-1
29′ Reçi

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Kukësit.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Duka merr vendin e Lamçes te Kukësi.

86’ Pas një goditje dënimi nga e majta e sulmit, Tafas nuk del me shumë siguri, por më pas fiton një faull pas përplasjes me Shaqen.

85’ Salami ndëshkohet gjithashtu me karton të verdhë.

81’ Edhe Dumfur përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar me të verdhë.

81’ Lika merr vendin e Juri në radhët e Skënderbeut.

78’ Pas një topi nga e djathta, Shaqe tenton në zonë të gjuajë, por topi ndalet nga mbrojtësit korccarë.

74’ Shaqe dhe Rashiti ndëshkohen me karton të verdhë pas një përplasje në mesfushë.

71’ Juri provon edhe ai me goditje dënimi, topi ndalet nga muri mbrojtës.

65’ Liço provon me një predhë nga distanca të befasojë Tafas, por gardiani grushton dhe largon rrezikun në katërkëndorin e tij. (VIDEO)

63’ Fletçer merr vendit e Rabiu në radhët e Skënderbeut.

62’ Rashiti dhe Fejzaj hyjnë në fushë në vend të Beshirajt dhe Bashës te Kukësi.

60’ Liço tenton me një goditje dënimi të shënojë, por nuk gjen portën e verilindorëve duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

54’ Rivas merr vendin e Hasajt në fushën e lojës te Kukësi.

52’ Gerço nga e djathta harkon mirë në zonë, por askush nuk arrin aty të devijojë në portën e Tafas ndonëse sfera kalon pranë disa futbollistëve.

50’ Korçarët arrijnë të tundin rrjetën e Tafas, por aksioni zhvlerësohet për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

46’ Skënderbeu e nis pjesën e dytë me dy zëvendësime, pasi Gerço dhe Vangjeli hyjnë në fushë në vend të Frashërit dhe Muarem.

45’+3’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Kukësit pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Liço ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Salamin.

40’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, topi shkon te Nikaj i cili gjuan me forcë, duke fluturuar sferën shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

39’ Pas një tjetër goditje dënimi, Prençi tenton të gjejë portën, ndërsa një devijim e çon sferën jashtë. (VIDEO)

36’ Korçarët mundohen të përfitojnë nga një goditje dënimi ballore para zonës kundërshtare, por skema nuk përfundon mirë dhe mbrojtja largon rrezikun.

36’ Edhe Momoh përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

32’ Hasaj ndëshkohet me karton të verdhë.

29’ GOOOL KUKËSI! Reçi shënon një supergol me një gjuajtje nga rreth 30 metra që ndalet në trekëndëshin e portës së vendasve. (VIDEO)

22’ Shaqe merr topin në kontroll në mesfushë dhe pastaj pason në të majtën te Rashica, por gjuajtja e këtij të fundit bllokohet nga mbrojtja e Kukësit e më pas Tafas. (VIDEO)

19’ Pak shqetësim për portierin Alia i cili rrëzohet keq teksa kontrollonte topin në një dalje. Por pasi merr ndihmën mjekësore, gardiani i korçarëve rifillon lojën.

12’ Pas një goditje nga këndi të vendasve, vjen një gjuajtje e lehtë që përfundon në duart e portierit Tafas.

11’ NIkaj nga e majta hyn në zonë por në fund është Lala i cili ndërhyn për t’i larguar topin nga këmbët.

6’ Rashica nga e djathta nis një pasim në qendër drejt Jurit, por Abdu kthehet dhe largon sferën në fundore.

5’ Minutat e parë flasin për vendasit që kanë zhvendosur lojën pranë zonës së miqve, por gjuajtjet e tyre ndalen nga mbrojtja.

1′ Nis dueli në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Dumfur, Liço, Shaqe, Merlim, Frashëri, Rashica, Muharem, Nikaj.

Trajner: I. Gvozdenoviç

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Mbarak, Basha, Hasaj, Momoh, Lala, Salami, Beshiraj.

Trajner: S. Nica

WhatsApp Image 2023-09-23 at 18.11.38

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"