VIDEO/ Ksabi Alonso feston eliminimin e Milanit, trajneri ka “hesape të vjetra” me Romën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 23:00

VIDEO/ Ksabi Alonso feston eliminimin e Milanit, trajneri ka “hesape të vjetra” me Romën

Pas festës së kurorëzimit në Bundesligë, “aspirinat” morën një tjetër rezultat pozitiv në Europa Ligë, kualifikimin në fazën gjysmëfinale, aty ku i pret Roma e De Rosit. Po ajo që ka bërë me tepër zhurmë koçidoj me festimin e stafit me në krye Ksabi Alonson pas njohjes me kundërshtarin në raundin e ardhshëm, teksa e ndiqnin ndeshjen nga tableti.

alonso

Pikërisht ata i druheshin Milanit dhe i vështrojnë romakët rival më të lehtë. Mbi këtë skenë është pyetur edhe trajneri i Romës, i cili ka shtuar: “Nuk e kam parë videon që Ksabi me pjesë tjetër të ekipit ishin duke na ndjekur me kërshëri se kush do të kualifikohej mes nesh dhe Milanit. Fakti që atij i është bërë qejfi mbase lë të nënkuptuar një hakmarrje të mundshme. Gjithsesi Alonso është një zotëri i vërtetë”, tha De Rosi.

REKORDI-Barazimi në “London Stadium” e dërgon në 44 numrin e prezencave që ekipi i Granit Xhakës nuk njeh disfatë, specifikisht prej nisjes së etapës 2023- 2024. Juventusi i Antoni Kontes në periudhën maj 2011-maj 2012 rezultoi seria më e gjatë pa mposhtje, 43 ndeshje. Por tashmë ka një tjetër skuadër në majë të këtij klasifikimi, fjala është për Bajer Leverkusen. Ata mund ta thellojnë me tej ecurinë, duke nisur që prej duelit të nesërme me Dortmundin.

Përtej triumfit në Bundesligë dhe duelin në gjysmëfinale të Europa Ligë, ata janë në finalen e Kupës, dhe mundësit për tripletë janë në “pjatë”, e ku mund të shkruajnë më gërma të “arta” historinë e ekipit që numëronte gjithsej para këtij cikli 2 trofe, i cili më herët njihej prej mallkimit “Neverksuen”, ndërsa tani është kthyer në një “makineri” të vërtetë golash dhe fitoresh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"