VIDEO/ Kopjoi Murinjon në festim, fituesi i Ligës së Konferencës: Kisha frikën e gjunjëve, mund të rrëzohesha me bark

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 10:14

VIDEO/ Kopjoi Murinjon në festim, fituesi i Ligës së Konferencës: Kisha frikën e gjunjëve, mund të rrëzohesha me bark

Uest Hemi arriti të fitonte Ligën e Konferencës ndaj Fiorentinës, falë një goli të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt. Goli ka gëzuar shumë jo vetëm tifozët por edhe trajnerin David Mojes i cili nuk ka arritur të përmbahet, duke vrapuar për disa metra.

Collage Maker-08-Jun-2023-10-13-AM-6158

Në përfundim të ndeshjes, ai u pyet në lidhje me vrapimin që e paralelizuan me festimin e Zhoze Murinjos, teksa vetë Mojes thotë se nuk mund ta bënte të plotë për shkak të gjunjëve.

“Kur Jarod shënoi, po vrapoja poshtë vijës anësore dhe mendova që ky është momenti. Unë e lash vrapimin në gjysmë të rrugës dhe nuk mund ta bëja të plotë si Murinjo sepse gjunjët nuk më lejonin, bari ishte i thatë dhe mund të bija me bark. Të shënosh në fund në ndeshje të tillë, nuk ndodh shpesh dhe trofeu është diçka që trajnerët nuk e fitojnë gjithmonë”, u shpreh Mojes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"