VIDEO/ Kishte një fazë pa fituar, Laçi mund Skënderbeun në transfertë mes rasteve të diskutueshme dhe i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2023 | 23:54

VIDEO/ Kishte një fazë pa fituar, Laçi mund Skënderbeun në transfertë mes rasteve të diskutueshme dhe i largohet fundit

Laçi nuk fitonte në Superiore që nga ndeshja e fazës së parë ndaj Skënderbeut. Dhe pikërisht sot, ndaj korçarëve, skuadra kurbinase u është kthyer sukseseve, duke marrë një rezultat të rëndësishëm që e largon nga zona e ftohtë e klasifikimit.

bandicam 2023-12-17 17-03-37-339

Një gol i shpejtë me Mjakin në minutën e 12 ia bëri më të thjeshtë ndeshjen kurbinasve, të cilët u mbrojtën me shumë rregull përballë tentativave të vendasve. Këta të fundit e mbyllën ndeshjen të pakënaqur me kryesorin Doda, i cili dha e pastaj anuloi penallti, teksa kishin më pas edhe raste të tjera të diskutueshme, përfshirë edhe një gol të anuluar në fund të duelit.

SKËNDERBEU-LAÇI 0-1
12′ Mjaki

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Laçit.

90’+3’ Liço rrëzohet përsëri në zonë pas një kontakti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

90’+2’ Myrta i lë vendin në fushë Taleb në fundin e sfidës.

90’+1’ Sebastine shfaqet rrezikshëm në të djathtën, gjuajtja e tij kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ Skënderbeu gjen rrjetën me anë të Sebastine pas një goditje nga këndi. Vijërojtësi ndërkohë e anulon duke pretenduar se sfera kishte dalë jashtë gjatë harkimit, mes protestave të vendasve. VAR-i konfirmon vendimin e tij. (VIDEO)

82’ Lika tenton me një goditje dënimi ballore, sfera nuk ka drejtimin e duhur për të shqetësuar Dajsinanin.

81’ Kurti ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Zenullarit.

77’ Melo merr vendin e Qatos në radhët e skuadrës kurbinase.

76’ Sabastine dhe Lika hyjnë në fushë në vend të Merlin dhe Nikajt, me këtë të fundit të çuditur nga vendim i trajnerit.

73’ Ujka dhe Mjaki ndëshkohen me karton të verdhë për faulle të njëpasnjëshëm ndaj Franklin.

72’ Sobouejll depërton në zonë në krahun e djathtë, rrëzohet pas një kontakti por gjyqtari bën shenjë që ka vetëm këndore. (VIDEO)

70’ Rashica hyn në zonë në të djathtën dhe provon të gjejë portën, pa sukses pasi sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

68’ Pecani merr vendin e Rabiu në radhët e Skënderbeut.

66’ Liço depërton mes kundërshtarëve dhe pastaj nis topin para por nuk kuptohet me Frenklin dhe sfera shkon në duart e Dajsinanit.

57’ Reshica lëshon një gjuajtje të lehtë nga e majta, pa i sjellë shumë probleme Dajsinanit i cili kontrollon pa probleme.

55’ Zenullari dhe Nikaj hyjnë në fushë në vend të Shaqes dhe Dumfur.

50’ Rashica tenton nga distanca, gjuajtja është shumë e lehtë dhe kontrollohet nga Dajsinani.

49’ Skënderbeu ka kontrollin e plotë të lojës në këto minuta, por nuk gjen asnjë hapësirë për të vënë në vështirësi portierin kundërshtar.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Laçit.

45’+5’ Loja vazhdon pas dy minutash pritje për verifikimin nga salla e VAR-it. (VIDEO)

45’+3’ Franklin rrëzohet në zonë pas një kontakti me Dajkon, gjyqtari Doda sinjalizon që loja të vazhdojë mes protestave. (VIDEO)

45’+2’ Mundohet të qarkullojë topin sa më gjatë skuadra kurbinase, për të administruar avantazhin në këtë sfidë.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

40’ Liço vazhdon të provojë nga distanca, këtë herë fluturon sferën shumë lart mbi traversën e portës kundërshtare.

35’ Gjyqtari shkon të shohë vetë pamjet me VAR dhe pastaj kthehet dhe anulon vendmin e tij. (VIDEO)

32’ Penallti për Skënderbeun! Pas një aksioni të shpejtë të Rashicës nga e majta, sulmuesi rrëzohet në zonë pas një kontakti me Silva. Protesta të kurbinasve për vendimin e gjyqtarit Doda. (VIDEO)

29’ Rabiu ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Qatos.

24’ Aksion i shpejtë në krahun e majtë me Rashicën e Franklin, por mbrojtja largon rrezikun para gjuajtjes së Liços.

23’ Merlim nis Franklin drejt zonës kundërshtare me një zbritje të shpejtë, mbrojtësit kurbinas rrethojnë shpejt sulmuesin dhe aksioni humb rrezikshmërinë.

20’ Liço gjen hapësirën në pozicion ballor për të gjuajtur në portë, Dajsinani i përgjigjet në mënyrë perfekte. (VIDEO)

12’ GOOOL LAÇI! Aksion i shkëlqyer i kurbinasve me Sobouejll i cili pason për Mjakin. Ky i fundit e ka të lehtë të shënojë golin e avantazhit. (VIDEO)

10’ Shaqe provon nga distanca, sfera përfundon jashtë portës së Dajsinanit. (VIDEO)

8’ Laçi i afrohet golit pas një goditje këndi, ku topi i devijuar para Aliajt grushtohet nga portieri i cili shmang një gol të sigurt. (VIDEO)

4’ Top në thellësi për Sobouejll, sulmuesi kontrollohet mirë nga mbrojtja e korccarëve që shoqëron topin në fundore.

3’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta, Franklin me kokë gjuan por gjen përgjigjen e Dajsinanit me dy kohë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Franklin, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

LAÇI: Dajsinani, Dajko, Silva, Kurti, Lima, Mjaki, Kryeziu, Qato, Myrta, Ujka, Sobouejll.
Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"