VIDEO/ Keko bën sërish heroin për “demat”, Partizani dhe Teuta ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 23:55

VIDEO/ Keko bën sërish heroin për “demat”, Partizani dhe Teuta ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Dueli i prapambetur mes Partizanit dhe Teutës i vlefshëm për javën e parë në Superiore, është mbyllur në barazimin 1-1.hfgjh

Sfida nisi me shumë vrull nga të dyja skuadrat, por u arrit të zhbllokohej vetëm në minutën e 24′ me Peposhin. Daci ka shpërdoruar disa raste për të dyfishuar shifrat.

Barazimi i sfidës erdhi në të 75′ nga Keko. Sulmuesi bëri sërish heroin për të kuqtë pasi arriti ti dhuronte pikë pas derbit me Tiranën ku ishte pikërisht ai që shënoi.

Pas kësaj sfide, Partizani mbetet në vendin e dytë me 30 pikë dhe Teuta në vendin e fundit më 14 pikë.

PARTIZANI 1-1 TEUTA

75′ Keko /24′ Peposhi

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet dueli në barazimin 1-1!

90’+1′ Kotobelli ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bintsukës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Demirçani ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bintsukës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

85′ Fili lëshon predhën me të djathtën, topi shkon ngjitur me shtyllën dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

80′ Gjinollari lë fushën e lojës, ka minuta edhe për Filin.

75′ GOOOL PARTIZANI 1-1/ Hadroj pason për Kekon në zonë, ky i fundit gjuan dhe shkund rrjetën e Demës. (VIDEO)

73′ Largohet autori i golit për Teutën, Peposhi. Ia lë vendin në fushë Demirçanit.

72′ Keko gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon drejt e në duart e Demës. (VIDEO)

71′ Taipi lë fushën e lojës, ka minuta për Bintsuka.

68′ Largohet Daci, në lojë futet Boçi.

59′ Cara largohet nga fusha, zëvendësohet nga Da Silva.

55’ Gjinollari pason drejt Dacit, ku i fundit godet topin por ndalet nga Qirko. (VIDEO)

48′ Daci lëshon predhën drejt portës, Qirko i mohon golin.

46′ Nis pjesa e dytë! Largohen Mehmeti dhe Rrapaj, në lojë Buxhelaj dhe Vila.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Karabeci gjuan nga goditja e dënimit, por Qirko pret lehtësisht topin. (VIDEO)

37′ Daci në kërkim të golit, shtylla ia mohon duke i ardhur në ndihmë portierit Qirko. (VIDEO)

35′ Daci gjuan drejt portës, Qirko bën një pritje të mrekullueshme duke i mohuar Teutës golin e dytë. (VIDEO)

31′ Murataj devijon topin drejt portës, Dema bën një pritje të mirë. (VIDEO)

24′ GOOOL TEUTA 0-1/ Peposhi krijon hapësirë duke shmangur mbrojtjen e Partizanit, gjuan drejt portës së Qirkos dhe zhbllokon duelin. (VIDEO)

13’ Kotobelli gjuan me kokë, Murataj devijon topin duke e dërguar në këndore. (VIDEO)

8’ Peposhi harkon drejt zonës duke gjetur Dacin, ku i fundit gjuan por Qirko bën detyrën. (VIDEO)

7’ Peposhi gjuan drejt portës, Mehmeti bllokon topin. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sembene, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Murataj, Taipi, Cara, Mba, Keko

Trajneri: Arbër Abilaliaj

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Karabeci, Daja, Beqja, Peposhi, Gjinollari, Daci 

Trajneri: Edi Martinigfgfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"