VIDEO/ Interi fiton me sakrifica në 120 sekonda, dueli i çmendur me Fiorentinën përfundon me 7 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:53


VIDEO/ Interi fiton me sakrifica në 120 sekonda, dueli i çmendur me Fiorentinën përfundon me 7 gola

Interi fiton mes shumë peripecive sfidën e parë të sezonit 2020-2021 në Serinë A. Zikaltërit përmbysën rezultatin 2-3 në favor të Fiorentinës duke shënuar me Lukakun dhe D’Ambrozion brenda 120 sekondave. Takimi përfundoi me rezultatin 4-3.
Ei3mHgmXsAAuKEa

45 minutat e para të sfidës Inter-Fiorentina (1-1) prodhuan emocione dhe raste të shumta. Sfida nisi në mënyrën më të keqe për zikaltërit, kur në minutën e tretë Kuame realizoi golin e parë.

Ekipi i Xhuzepe Iakinit dominoi takimin duke iu afruar disa herë golit të dytë. Zikaltërit pretenduan për penallti në minutën e 18-të, por pas pamjeve të VAR-it gjyqtari Xhanpaolo Kalvarese ktheu mbrapsht vendimin paraprak për penallti.

Kur dukej se pjesa e parë po mbyllej me avantazhin e Fiorentinës, Nikolo Barela kryen një inkursion në drejt zonës kundërshtare. Pasi pason për Lautaron, ky i fundit gjen hapësirën e nevojshem duke saktë nga jashtë zone.

Në minutën e 52-të, mbrojtësit e Fiorentinës nuk arrijnë të frenojnë Lautaron brenda zonës. Argjeninas kroson, por gabimisht Kaçerini shënon në portën e tij.

5 minuta më vonë, Kastrovili përfiton nga neglizhenca e mbrojtjes së Interit dhe barazon takimin. “La Viola” nuk e uli ritmin e lojës dhe teksa Riberi nxori pastër Federiko Kiezën, ky i fundit nuk e pati të vështirë të realizonte golin e tretë për Fiorentinën.
Trajneri i Interit Antonio Konte ka aktivizuar 5 lojtarë nga stoli: Hakimin, Vidalin (debutojnë) dhe Naingolanin, Sensin dhe Aleksis Sançezin.

Zëvendësimet dhanë efekt në përfundim të sfidës. Ashraf Hakimi asistoi golin e barazimit të Lukakut. Interi nuk u dorëzua dhe Aleksis Sançez asistoi golin e triumfit në minutën e 89-të. Danilo D’Ambrozio fiksoi shifrat e takimit në 4-3.

FT| Inter-Fiorentina 4-3

Lautaro Martinez 45’+2 (asist Barela), Keçerini 52′ (ag.), Lukaku 87′, D’Ambrozio 89’/ Kuame 3′ (Asist: Bonaventura), Kastrovili 57′, Kieza 64′ 

goli i katert inter on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE

Inter (3-4-1-2): Handanoviç; D’Ambrozio, Bastoni, Kolarov; Jang, Barela, Brozoviç, Perisiç; Eriksen; Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.

Fiorentina (3-5-2): Dragovski; Keçerini, Milenkoviç, Kaseres; Kieza, Bonaventura, Amrabat, Kastrovili, Biragi; Riberi, Kuame. Trajner: Xhuzepe Iakini.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com