VIDEO/ I pandalshëm Myrto Uzuni! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënon një tjetër supergol në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 0:02

VIDEO/ I pandalshëm Myrto Uzuni! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënon një tjetër supergol në Spanjë

Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist për Granadën në La Liga 2, kësaj radhe duke shënuar një supergol kundër Vijareal B.

uzuni

Në minutën e 28’, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, lëshoi një predhë nga jashtë zone, e cila përfundoi mrekullisht në rrjetë, me portierin e vendasve që nuk mund t’i bënte dot asgjë për ta ndaluar.

Ky është goli i 15 i Uzunit në La Liga 2 me Granadën, duke vazhduar të jetë golashënuesi më i mirë në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"