VIDEO/ Gol i anuluar dhe karton i kuq, Laçi dhe Erzeni ndajnë pikët dhe nuk i largohen luftës për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 0:03

VIDEO/ Gol i anuluar dhe karton i kuq, Laçi dhe Erzeni ndajnë pikët dhe nuk i largohen luftës për mbijetesë

Laçi dhe Erzeni kanë barazuar pa gola me njëri-tjetrin në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”.

bandicam 2024-01-14 14-47-04-035

Të dyja skuadrat e nisën mirë dhe me raste takimin, pasi nevoja për pikë ishte e dukshme, teksa kurbinasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 23’ me Myrtën, por VAR-i i prishi festën.

Në pjesën e dytë rastet ishin më të pakta, por gjërat u bënë më të vështira për vendasit, kur në minutën e 59’ ngelën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Da Silvës.

Kështu të dyja skuadrat shkojnë në kuotën e 22 pikëve, Laçi në vendin e gjashtë dhe Erzeni në vendin e tetë, duke vazhduar të jenë në garë për mbijetesë.

REZULTATI FINAL

LAÇI 0-0 ERZENI

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet sfida pa fitues në Laç!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

82′ Dy zëvendësime te Erzeni. Largohen Paul dhe Maliqi, në vendet e tyre futen Ademi dhe Osmanllari.

81′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Sobouejll dhe në vendin e tij futet Tresa.

75′ Mjaki shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

69′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Alba dhe në vendin e tij futet Dakaj.

68′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Myrta dhe në vendin e tij futet Bajramaj.

64′ Paul provon me një gjuajtje me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

59′ Da Silva shkakton një tjetër ndërhyrje të rrezikshme dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. (VIDEO)

58′ Zeka shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdjë.

55′ Da Silva shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

50′ Paul provon me një goditje brenda zonës, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe kontrollohet pa probleme në duart e Dajsinanit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

35′ Largohet nga loja Peposhi, zëvendësohet nga Zogaj.

33’ Sobuejll gjuan drejt portës dhe topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

28’ Mjaki kroson për Qaton, ky i fundit gabon me goditjen.

23′ Myrta zbllokon duelin, por VAR-i i prish festën për pozicion jashtë loje.  (VIDEO)+ (VIDEO)

20’ Melo gjuan nga distanca por nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi përfundon jashtë.

12’ Komolafe gjuan drejt portës, Dajsinani bën heroin dhe shmang golin e sigurt. (VIDEO)

6′ Laçi ka mundësinë e artë për të shënuar gol, por Maliqi shpëton portën. (VIDEO)

2’ Komolafe gjuan drejt portës, por topi devijohet dhe shkon jashtë.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Zhunior, Da Silva, Kryeziu, Qato, Ujka, Melo, Myrta, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa

ERZENI: Puja, Peposhi, Sadiki, Atanda, Maliqi, Alba, Kahrimanoviç, Migone, Zeka, Mihana, Paul.

Trajner: Alfred Deliallisi

WhatsApp Image 2024-01-14 at 13.07.21

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"