VIDEO/ Emini merr për dore Kukësin, thyen i vetëm Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2016 | 16:02

VIDEO/ Emini merr për dore Kukësin, thyen i vetëm Laçin

Kukësi nuk di të ndalet. Verilindorët kanë arritur sot fitoren e tretë radhazi duke treguar një formë mjaft të mirë dhe janë afruar ndjeshëm me vendin e tretë.kukesiiiiiiiiiiiii Një gol i realizuar nga Izair Emini në minutën e 71-të të ndeshjes i ka dhënë 3 pikët e radhës skuadrës së drejtuar nga Klodian Duro që tashmë ka rigjetur qetësinë.

Ndeshja ka folur më shumë për Kukësin. Vendasit kanë qenë gjatë gjithë takimit më superiorë, por edhe Laçi i ka vënmë jo pak në vështirësi.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, ndërsa në të dytën kuklsianët shtuan edhe më shumë presionin duke gjetur golin.

Emini shfrytëzon mjaft mirë një krisim të gjatë nga e djathta dhe e shtyn topin në rrjetë.

Pas golit të shënuar, Kukësi administron lojën deri në përfundimin e saj dhe arrin  të marrë 3 pikë me vlerë që e ngjitin në kuotën e 41 pikëvë, po aq sa Teuta e vendit të tretë, por që ka një ndeshje më pak. Nga ana tjetër Laçi vazhdon të zhgënjejë dhe mbetet në kuotën e 29 pikëve në vendin e gjashtë.


Kukësi – Laçi 1-0
Golat: Emini 71′
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Malota, Mici, Biringueta, Hasani, Musolli, Flores, Nika, Emini Trajner: Klodian Duro
Laçi: Selmani, Ademir, Sheta, Çela, Sefgjini Cetkoviç, Veliaj, Buljan, Gjoni, Mustafa,Nimani Trajner: Stavri Nica

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"