VIDEO/ Egnatia e nis vitin siç duhet, kryesuesit u kthehen fitoreve përballë Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2024 | 0:05

VIDEO/ Egnatia e nis vitin siç duhet, kryesuesit u kthehen fitoreve përballë Skënderbeut

Egnatia nuk e kishte mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023, duke regjistruar humbje në Superkupë dhe në kampionat. Por ekipi i Edlir Tetovës e ka nisur vitin me një fitore për të konsoliduar pozitat në kryesim.

bandicam 2024-01-13 15-15-41-776

Rrogozhinasit kanë mundur në fushën e tyre Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0, në një sfidë jo edhe aq të thjeshtë. Edhe pse kontrolluan duelin, vendasve iu desh një penallti e ekzekutuar saktësisht me “Panenka” nga Fernando që të kalonin në avantazh e të ishin më të qetë në lojën e tyre,.

Skënderbeu provoi në minutat e fundit të ndryshonte fatin e sfidës duke u hedhur i tëri në sulm, por ishte i pasaktë para Sherrit, duke u dorëzuar në fund me shifrat 1-0. Kështu, Egnatia është më e qetë në vendin e parë në kryesim, ndërsa po përpiqet që të integrojë lojtarët e rinj që ka afruar gjatë merkatos. Kurse Skënderbeu vazhdon rrëshqitjen dhe tashmë rrezikon seriozisht të përfshihet në luftën për mbijetesë.

REZULTATI:

EGNATIA 1-0 SKËNDERBEU

Fernando (P) 59′

KOMENTI LIVE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias.

90’+3’ Gjata ai lë vendin në fushë Montenegros në radhët e ekipit vendas.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Një tjetër goditje këndi sjell rrezikun e radhës për portën rrogozhinase, kur një gjuajtje e Liços me kokë kalon mbi traversë.

88’ Pecani tenton të shënojë direkt nga këndorja, Sherri devijon mbi traversë.

85’ Xhoel dhe Spahiu i lënë vendin Memollës dhe Ahmetajt te Egnatia.

84’ Mundësi e shkëlqyer e Skënderbeut për të barazuar kur topi shkon te Sebastine i cili gjuan me gërshërë, por sfera kalon mbi traversën e portës vendase. (VIDEO)

82′ Spahiu ndëshkohet me karton të verdhë.

80’ Shaqe, Rashica dhe Franklin i lënë vendin ën fushë Vangjelit, Xhantu dhe Sebastine në radhët e Skënderbeut.

79’ Në vijimin e këndores, Ndreca largon topin mes protestave për një kontakt të tij me Rashicën. (VIDEO)

79’ Nikaj hyn në zonë dhe tenton të gjejë portën, sfera devijohet në këndore.

76’ Ibrahimoglu hyn në fushën e lojës në vend të Zejnullait.

69′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Juri dhe në vendin e tij futet Pecani.

65′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Ramos dhe në vendin e tij futet Nikaj.

63′ Gjata nuk u beson syve, shpërdoron rastin e pastër përballë Alias.

62′ Shaqe lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por Sherri arrin ta ndalë. (VIDEO)

59′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Fernando nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë me “panenka”. (VIDEO)

57′ Xhoel i rrëmben topin Ramos dhe ky i fundit ndërhyn në mënyrë të gabuar, me Egnatian që fiton një 11-metërsh. Konfirmohet dhe nga VAR. (VIDEO)

53′ Ramos ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.

52′ Mario Gjata hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën, me tentativën e tij që afrohet me portën.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Fernando provon me një goditje fluturimthi nga distanca, e cila shkon shumë lart kuadratit.

40′ Rabiu shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Fernandos dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

33′ Juri provon me një goditje me të majtën nga distanca, e cila shkon mbi kuadratin e portës.

30′ Fernando provon me një gjuajtje nga distanca, por Alia reagon siç duhet për t’i mohuar supergolin brazilianit. (VIDEO)

22′ Spahiu provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Alia.

18′ Aksion fantastik nga ana e lojtarëve të Egntaias, me Xhoel që e finalizon siç duhet me portën bosh, por pozicioni ishte i parregullt. VAR-i konfirmoi vendimin e anësorit. (VIDEO)

15′ Dylis shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

3′ Topi ngel në zonën e korçarëve dhe Xhemajli godet me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

1′ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dylis, Xhemajli, Ndreca, Mëllugja, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Xhoel, Gjata.

Trajner: Edlir Tetova

SKËNDERBEU: Alia, Gërxho, Ramos, Prençi, Shaqe, Rabiu, Dumfur, Juri, Liço, Rashica, Frenklin.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2024-01-13 at 13.06.34

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"