VIDEO/ E majta vrastare, shikoni golin e realizuar nga sulmuesi shqiptar në duelin ndaj PAOK-ut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 20:16

VIDEO/ E majta vrastare, shikoni golin e realizuar nga sulmuesi shqiptar në duelin ndaj PAOK-ut

Sulmuesi me pasaportë shqiptare, Arbër Hoxha, i cili është në vëzhgim nga trajneri Silvinjo, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme, me fanellën e Dinamos së Zagrebit në duelin ndaj PAOK-ut në transfertë.

hoxha arber 

Hoxha shënoi një gol mjaft të bukur me një të majtë potente në minutën e 49-të të sfidës, duke ngushtuar shifrat në 3-1. 

Vlen të theksohet fakti se dueli i kthimit mes PAOK-ut dhe Dinamos së Zagrebit është i vlefshëm për fazën e një të tetës së Ligën e Konferencës. Në “Maksimir”, Dinamo e Zagrebit fitoi 2-0, javën e kaluar. 

GOLI I ARBËR HOXHËS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"