VIDEO/ Dyshime për një penallti, VAR-i ngre duart. Ja moviola e Partizani-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2023 | 9:00

VIDEO/ Dyshime për një penallti, VAR-i ngre duart. Ja moviola e Partizani-Skënderbeu

Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Skënderbeut, e përfunduar me shifrat 1-1, u gjykua nga Laver Alla, teksa në VAR ishin dy kryesorë, Emanuela Rusta dhe Enea Jorgji. Në tërësi rezultoi të ishte një ndeshje korrekte dhe pa tension për gjyqtarin.

41654684

Rast për moviolë përbën vetëm një moment i minutës së 66-të, kur Rrapaj rrëzohet në kufijtë e zonës në një duel me Dumfur. Alla bën me shenjë që loja të vazhdojë, por Rusta në VAR merr kohë për ta shqyrtuar rastin.

Në fund lihet në fuqi vendimi i arbitrit. Momenti është i dyshimtë dhe pamjet nuk janë të qarta. Në kushtet kur nuk ka pamje, VAR-i lë në fuqi vendimin e kryesorit. Nuk shquhet nëse ka faull, teksa duket sikur kontakti ka ndodhur jashtë 16 metrave. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"