VIDEO/ Duro debuton me fitore në Superiore, Roloviç e Fukui nderojnë Kamzën ndaj Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 17:41

VIDEO/ Duro debuton me fitore në Superiore, Roloviç e Fukui nderojnë Kamzën ndaj Kastriotit

Kamza arriti një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen hapëse të javës së katërt në Kategorinë Superiore. Në shtëpi ndaj Kastriotit, Klodian Duro debutoi me fitore në Superiore, me shifrat 2-0.

kamzaa

Të dy golat, u shënuan në pjesën e parë. I pari që zhbllokoi shifrat që në minutën e 13-të, ishte Roloviç, i cili përfitoi më së miri nga një shpërqendrim në zonën e krutanëve. Më pas, teksa po shkonte edhe fundi i pjesës së parë, Plaku nisi shkëlqyeshëm një top për Fukuin, i cili vrapoi shumë shpejt, kaloi edhe portierin Kuka, dhe me portën e boshatisur shënoi golin e dytë.

Në të dytën, trajneri Plori provoi të reagonte me disa ndërrime, por pa sukses, teksa ekipi i Duros ia doli të merrte 3 pikë me mjaft vlera.

rolovic kastrioti

Kamza-Kastrioti 2-0

GOL: Roloviç 13′, Fukui 43′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Kamza-Kastrioti 2-0

93’ Futet në fushë edhe talenti Zisi, në vendin e Martinenës.

90’ 4 minuta shtesë.

90’ Teqja largon një top të rrezikshëm në zonën e Kamzës, i cili u kthye nga portieri Avdyli, pas goditjes së Bardhit.

88’ Duro aktivizon edhe Orelesin në mesfushë, në vendin e Plaut.

85’ Provon Mziu me një goditje nga jashtë zone, gjuan fort, por topi kontrollohet nga Avdyli.

75’ Administron me qetësi avantazhin e dyfishtë, ekipi i Duros, duke mos e vënë për asnjë moment në rrezik fitoren.

71’ Del nga fusha e lojës autori i golit të parë, Roloviç. Në vendin e tij, Mumajesi.

64’ Goditje e fortë e Malajt nga jashtë zone, por portieri Kuka i Kastriotit shpëton mrekullisht portën.

63’ Plori kryen edhe zëvendësimin e tretë. Largon Okebukun, futet Ymeri.

62’ Rast i artë për Roloviç, i cili kalon portierin dhe pothuajse të gjithë mbrojtjen, por në fund shkon godet drejt portës, dhe topi largohet për në goditje këndi.

58’ Mundësi e mirë për Martinenën e Kamzës, por sulmuesi me kokë godet jashtë.

55’ Karton i verdhë për Okebukvu, për taka të ngritura ndaj Plakut.

52’ Provon Kastrioti disa herë tek zona e Kamzës, por portieri Avdyli i sigurt në daljet e tij.

46’ Dy zëvendësime nga Plori te krutanët. Dalin Çutra e Husein, në vendet e tyre Atsina e Shehi.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Kamza-Kastrioti 2-0

45′ 2 minuta shtesë.

43’ GOOOL Fukui shënon golin e dytë, pas një shërbimi të përkryer nga Plaku. Japonezi kalon portieri Kuka, dhe me portën e boshatisur, godet që nga jashtë zone dhe shënon.

37′ Goditje dënimi për Kastriotin. Krosim në zonë, por largon Sebino Plaku.

33’ Kroson në zonë Husein, por është Teqja ai që pastron me kokë rrezikun për kamzalinjtë.

29’ Husein provon nga shumë jashtë zone drejt portës së Avdylit, por portieri kontrollon pa probleme.

26’ Çela ndërhyn ndaj Roloviç në një dyluftim ajror, nevojitet ndërhyrja e mjekëve për lojtrarin e Kamzës.

17’ Goditje e fortë në kuadratin e Avdylit, por portieri i Kamzës kontrollon në dy kohë.

13’ GOOOL Roloviç shfrytëzon mjaft mirë një top në zonë, dhe pas një shpërqëndrimi të mbrojtjes krutane, mposht portierin Kuka.

10’ Ka tension në fushë, ku situata nxehet pas një faulli në mesfushë.

4’ Plaku kroson në zonë nga një goditje dënimi, por mbrojtja krutane largon me kokë.

1’ Provon me disa kombinime menjëherë Kamza. Martinena lë bukur një top me kokë për Plakun, ky i fundit shërben për Roloviç, por arbitri sinjalizon pozicion jashtë loje.

1′ Nis takimi në Kamzë.

 

FORMACIONET

Kamza: Avdyli; Frashëri, Teqja, Arrabal, Idriziaj; Mehmeti, Malaj; Roloviç, Plaku, Fukui; Martinena. Trajner: Klodian Duro

bandicam 2018-09-15 15-30-33-424

Kastrioti: Kuka; Husein, Lila, Çela, Stijepoviç; Çutra, Mziu; Okebuku, Roxher, Marku, Bardhi. Trajner: Elvis Plori

bandicam 2018-09-15 15-31-01-581

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Emirion Sino

Delegat: Bujar Pregja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"