VIDEO/ Dështim qesharak, sulmuesi i skuadrës së La Ligës ekzekuton në mënyrën më të keqe të mundshme penalltinë në minutën e 97-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 23:44

VIDEO/ Dështim qesharak, sulmuesi i skuadrës së La Ligës ekzekuton në mënyrën më të keqe të mundshme penalltinë në minutën e 97-të

Valencia mori një fitore befasuese në transfertë ndaj Osasunës, me rezultatin 0-1 dhe kjo falë një gabimi trashanik nga pika e bardhe e penalltisë nga ana e sulmuesi Budimir.  

Screenshot_2-44-780x439

Duke u përpjekur të mashtronte portierin gjigant gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, Budimir dështoi në hapin e tij dhe u vonua akoma më tej ndërsa priste që portieri i Valencias të lëvizte, por ai nuk e bëri. 

Kësisoj sulmuesi i Osasunës, ekzekutoi në mënyrën më të keqe të mundshme penalltinë, e cila më pas u ndal me lehtësi nga portieri. Një episod ky që ka përfunduar në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, duke u konsideruar si një nga ekzekutimet më të dobëta të 11-metërshave. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"