VIDEO/ Daci dhe Arifi ringjallin Teutën, durrsakët mundin Skënderbeun dhe kalojnë turin në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 23:38

VIDEO/ Daci dhe Arifi ringjallin Teutën, durrsakët mundin Skënderbeun dhe kalojnë turin në Kupë

Teuta është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur me rezultatin 2-0 në Durrës ekipin e Skënderbeut.

teuta skenderbeu

Skuadra durrsake ka dominuar takimin e sotëm ndaj korçarëve duke krijuar më shumë raste para portës, e ndihmuar edhe nga fakti që ekipi mik mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të portierit Alia.

Golat erdhën në fillimin e pjesës së dytë me dyshen Daci-Arifi të cilët regjistruan secili nga një gol e një asist, për të vulosur fatin e këtij takimi, edhe pse korçarët u munduan deri në vërshëllimën përfundimtare që të ndryshonin fatin e tij.

TEUTA-SKËNDERBEU 2-0
48′ Daci, 56′ Arifi

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Teutës.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Rashica tenton nga e majta me një gjuajtje drejt shtyllës së dytë, sfera nuk gjen rrjetën përsëri. (VIDEO)

87’ Demirçani merr vendin e Peposhit në radhët e skuadrës së Teutës.

85’ Një harkim nga e djathta gjen Shaqen në zonë, por gjuajtja me kokë e këtij të fundit përfundon jashtë. (VIDEO)

81’ Rashica ndëshkohet me karton të verdhë për simulim pas një rrëzimi në zonë.

77’ Rashica merr një top në thellësi dhe shfaqet para portës, por gjuajtja e tij kalon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Vatës. (VIDEO)

75’ Peposhi nga e djathta gjen hapësirën për të lëshuar një diagonale të fortë, sfera nuk gjen rrjetën. (VIDEO)

69’ Gjini dhe Kruja i lënë vendin në fushë Qaqit dhe Gjinollarit në radhët e Teutës.

64’ L:ika ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

62’ Janaqi, Sebastine dhe Lika hyjnë në fushë në vend të Franklin, Rabiu dhe Gërço në radhët e Skënderbeut.

59’ Daci dhe Arifi lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Filit dhe Dajës.

56’ GOOOL TEUTA! Daci pason për Arifin i cili shmang një lojtar në zonë dhe gjuan me një diagonale duke shënuar golin e dytë. (VIDEO)

48’ GOOOL TEUTA! Vendasit gjejnë golin me Dacin i cili përfiton nga një pasim i shkëlqyer i Arifit për të mposhtur Alliun e çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime të tjera në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Liços.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Faust tenton me goditje dënimi të gjejë golin me një gjuajtje të harkuar drejt portës, Alliu reagon shkëlqyeshëm dhe devijon në këndore. (VIDEO)

43’ Portieri Alliu hyn në fushë në vend të Nikajt për të zënë vendin në portën e korçarëve.

40’ Karton i kuq për portierin Alia! Korçarët humbasin topin para zonës së tyre dhe gardiani detyrohet të ndalë me dorë një gjuajtje jashtë zonës për të shmangur golin. (VIDEO)

39’ Edhe Lloci përfundon në listën e lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë.

37’ Alia ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

35′ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Arifit.

33’ Pas goditjes nga këndi është Daci i cili ka mundësinë të gjuajë, por Alia ndalon edhe këtë tentativë. (VIDEO)

32’ Daci pason për Faust i cili hyn në zonë nga e majta, gjuajtja e tij grushtohet jashtë nga Alia. (VIDEO)

31’ Peposhi niset në kundërsulm, por nuk ia del të pasojë te Faust i cili ishte i vetëm në të majtën dhe mund të rrezikonte portën, pasi mbrojtja largon sferën.

26’ Arifi ndëshkohet me karton të verdhë.

24’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Jazxhi gjuan me kokë por shumë lehtë për të shqetësuar portierin Alia.

22’ Peposhi mundohet të shpërthejnë krahun e djathtë, Shaqe e largon në këndore.

15’ Merlim merr vendin e Pecanit të dëmtuar në radhët e Skënderbeut.

11’ Në goditjen nga këndi, topi shkon te Lloci i cili gjuan por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

10’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Peposhi ka mundësinë e artë për të shënuar, por sfera devijohet jashtë nga Alia. (VIDEO)

9’ Tentativa radhazi të Liços dhe Gërços pranë portës së Teutës, në fund Vata kontrollon gjithçka. (VIDEO)

4’ Ndeshja është ndalur për t’i ardhur në ndihmë Rashicës që ka marrë një goditje të fortë me top në kokë.

1′ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Vata, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Kruja, Peposhi. Arifi, Lloci, Çyrbja, Faust, Daci.
Trajner: Edi Martini

SKËNDERBEU: Alia, Rabiu, Prençi, Dumfur, Shaqe, Pecani, Gërço, Liço, Rashica, Nikaj, Franklin.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2024-01-24 at 4.18.55 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"