VIDEO/ Cikalleshi i pandalshëm, vjen goli i dytë në dy javë në Superligën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2023 | 21:33

VIDEO/ Cikalleshi i pandalshëm, vjen goli i dytë në dy javë në Superligën turke

Sokol Cikalleshi nuk ndalet. Sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka nisur me vrull këtë edicion në Turqi, teksa ka shënuar në dy javët e para radhazi në Superligë.

Cikalleshi

Një javë më parë, sulmuesi shënoi në barazimn1-1 ndaj Istambulspor, teksa sot, ka shënuar edhe në ndeshjen ndaj Antaljaspor në transfertë.

Sulmuesi i Kombëtares mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në minutën e 60 të ndeshjes dhe nuk gaboi nga pika e bardhë duke çuar sferën në rrjetë për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 skuadrës së tij.

KLIKO DHE SHIH VIDEON

Për fat të keq, edhe këtë radhë goli i sulmuesit shqiptar nuk shërbeu për tre pikët, pasi vendasit barazuan në minutat e fundit dhe kështu Koniaspor u desh të kënaqej me vetëm një pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"