VIDEO/ Cikalleshi i pabesueshëm, shënon për Akhisarsporin në ndeshjen e parë pas rikthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2019 | 23:40

VIDEO/ Cikalleshi i pabesueshëm, shënon për Akhisarsporin në ndeshjen e parë pas rikthimit

Sokol Cikalleshi vërteton më së miri se është rikthyer në shtëpi. Vetëm dy ditë pasi u zyrtarizua te Akhisarspor në Turqi, bomberit kavajas iu besuan menjëherë minuta në sfidën që klubi turk luan në shtëpi ndaj Beshiktashit, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës.

bandicam 2019-01-18 20-15-15-503

Cikalleshi u hodh në fushë në minutën e 46-të, sapo filloi pjesa e dytë, teksa shifrat shënonin 0-1 për Beshiktashin. Për fatin e tij të keq, miqtë shënuan edhe dy herë të tjera, por bomberi shënoi golin e nderit për Akhisarsporin në minutën e 81-të, pasi iu vodh mbrojtjes mike, dhe i vetëm me portierin nuk fali nga brenda zone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"