VIDEO / Çelsi argëtohet me goleadë ndaj Juventusit, i rrëmben vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 22:57

VIDEO / Çelsi argëtohet me goleadë ndaj Juventusit, i rrëmben vendin e parë

Çelsi ka marrë sot një fitore mbresëlënëse 4-0 ndaj Juventusit, në një ndeshje të dominuar thuajse plotësisht e ku bëri që italianët të dukeshin shumë inferiorë, për t’u rrëmbyer vendin e parë në grup.

grupi h

Vetëm fillimi i sfidës pa bardhezinjtë në lojë, pasi me golin e Çelobah në minutën e 25-të. Blutë filluan një dominim të frikshëm duke krijuar raste e më pas shënuar gola të tjerë në pjesën e dytë.

Xhejms, Hadson-Odoi dhe Verner çuan në 4-0 shifrat e kësaj ndeshje, duke shkatërruar Juventusin dhe duke bërë të qartë se humbja 1-0 në ndeshjen e parë kishte qenë rastësi. Kështu, ata morën edhe vendin e parë në grup falë golavarazhit në ndeshjet direkte, ndërsa të dy skuadrat tani janë të sigurta për kualifikimin e mëtejshëm.

Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Malmo dhe Zenit u mbyll në barazim, duke bërë të sigurt kalimin e Zenit në Ligën e Europës.

ÇELSI-JUVENTUS 4-0
25′ Çalobah, 58′ Xhejms, 58′ Hadson-Odoi, 90’+5′ Verner


MALMO-ZENIT 1-1
26′ Rieks / 90’+2′ Rakitski

ffffffffff

FORMACIONET ZYRTARE

ÇELSI-JUVENTUS 21:00

celsi juventus

MALMO-ZENIT 21:00

sdsdsdsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"