VIDEO/ Çekiçi dhuron spektakël në Slloveni, shënon gol ndaj Mariborit kryesues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2019 | 18:53

VIDEO/ Çekiçi dhuron spektakël në Slloveni, shënon gol ndaj Mariborit kryesues

Endri Çekiçi vazhdon me formën e tij të shkëlqyer në Slloveni. Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, ka shënuar një tjetër gol ditën e sotme për Olimpija Ljubljanën, në takimin që ekipi i tij po luan në transfertë ndaj Mariborit të vendit të parë.

cekici

Pas 45 minutave, Olimpija kryeson me shifrat e thella 0-3, dhe Çekiçi shënoi golin e tretë në minutën e 35-të të takimit. Pogradecari rrëmbeu një top nga lojtarët e Mariborit, kaloi një mbrojtës, dhe me një të djathtë direkte nga jashtë zone, mposhti portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i dytë i Çekiçit në kampionatin slloven të futbollit, por edhe me një fitore të mundshme të Olimpijas, Maribori gjendet shumë i shkëputur dhe shkon drejt fititmit të titullit kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"