VIDEO/ Baloteli del hapur, zbulohet se cila femër i’a ka rrëmbyer zemrën sulmuesit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 11:11

VIDEO/ Baloteli del hapur, zbulohet se cila femër i’a ka rrëmbyer zemrën sulmuesit italian

Mario Baloteli ka gjetur dashurinë dhe ndoshta edhe qetësinë. Sulmuesi i Adana Demirspor më në fund ka dalë hapur dhe ka zyrtarizuar lidhjen me partneren e tij të re.

BALOTELI

Ajo quhet Françeska Monti sapo ka mbushur 23 vjeç dhe duket se punon si kameriere në plazhin e Tukanos, në bregdetin Adriatik.

Të dy mund të jenë takuar pikërisht në atë zonë, pasi në muajin qershor “Supermario” ishte në zonën e Civitanovas.

Ndërkohë ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit ka publikuar disa pamje nga festa e ditëlindjes të dashurës së tij të re, ku në “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, Mario Baloteli ka shkruar: “Gëzuar, dashuria ime”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"