VIDEO/ Ballkani i merr pikë Astanës në Kazakistan, skuadra e Dajës ka ende shpresa për kualifikim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2023 | 0:05

VIDEO/ Ballkani i merr pikë Astanës në Kazakistan, skuadra e Dajës ka ende shpresa për kualifikim

Ballkani i ka marrë pikë Astanës në Kazakistan, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës. Pavarësisht tentativave ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0.hgfj

Skuadra e Ilir Dajës ka bërë një ndeshje fantastike duke pasur raste të shumta si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën.

Por fati nuk ishte me dardanët për shkak se portieri iu ka mohuar disa herë golin e avantazhit dhe ndoshta edhe të fitores. Gjithsesi ky barazim mban gjallë shpresën për kualifikimin në fazën tjetër.

ASTANA 0-0 BALLKANI

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet dueli pa fitues!

90’+4′ Kryeziu largohet, ka minuta për Thaqin.

90’+3′ Trashi lë fushën e lojës për Tolaj.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Largohet Hamidi në lojë futet Berisha.

82′ Gripshi merr topin dhe gjuan drejt shtyllës së djathtë, por Kondriç e devijon duke e nxjerrë jashtë. (VIDEO)

77′ Një pasim i shkurtër nga Edvin Kuç vendos Kryeziun në vijën e jashtme të zonës të vetëm me portierin për të mposhtur, por gjuajtja e tij doli jashtë shtyllës së djathtë. (VIDEO)

73′ Çfarë përpjekje e madhe nga Ballkani! Nazmi Gripshi lëshon predhën nga distanca, por topi përfundon afër me shtyllën e djathtë. (VIDEO)

50′ Kryeziu pason drejt Gripshit, ky i fundit gjuan drejt portës dhe gabon duke e dërguar pranë me shtyllën e majtë. (VIDEO)

47′ Gripshi gjuan nga goditja e këndit, portieri Kondriç del nga zona e tij dhe e pret topin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Gripshi gjuan nga këndorja, por Kondriç del nga zona e tij dhe pret lehtësisht topin. (VIDEO)

42′ Gripshi tenton të gjejë Hamidin, por topi është shumë i fortë dhe del jashtë.

40′ Trashi gjuan nga buza e zonës së rreptësisë, por Kondriç bën detyrën dhe mban portën të paprekur.

32′ Kryeziu gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë, por portieri i mohon golin e avantazhit. (VIDEO)

28′ Trashi tenton të gjejë Hamidin, por topi është shumë i fortë dhe ky i fundit nuk arrin ta kapë.

27′ Gripshi godet topin drejt portës, por përpjekja e tij pengohet nga njëri prej mbrojtësve. (VIDEO)

24′ Maks Ebong tenton të befasojë Koliçin, por topi përfundon larg shtyllës së majtë.

18′ Hamidi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Ouregës.

4′ Kryeziu merr një pasim në buzë të zonës dhe lëshon predhën, por gabon shënjestrën duke e dërguar topin mbi traversë.

2′ Trashi gjuan drejt portës, por një mbrojtës largon rrezikun nga zona. (VIDEO)

1′ Starton dueli

FORMACIONET ZYRTARE

astana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"