VIDEO/ Armando Sadiku vazhdon të shënojë, vijnë dy gola të tjerë për të mbajtur kryesimin e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 17:33

VIDEO/ Armando Sadiku vazhdon të shënojë, vijnë dy gola të tjerë për të mbajtur kryesimin e kampionatit

Armando Sadiku është kthyer të shënojë me rregullsi në kampionatin indian të futbollit dhe sot ka tundur dy herë rrjetën në fitoren e rëndësishme 4-3 që Mohun Bagan bëri në transfertë ndaj Kerala Blasters.

sadiku

Sadiku ishte titullar në duelin e sotëm dhe la shenjën e tij në këtë duel që në minutën e 4-t kur me një kundërsulm të shpejtë çoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin ekipit.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60, ai shënoi një gol edhe më spektakolar teksa kontrolloi mirë topin me gjoks e më pas lëshoi një gjuajtje të fortë që përfundoi në rrjetë, për të kthyer përsëri ekipin e tij në avantazh me shifrat 2-1.

Kështu, ai shkoi në kuotën e 7 golave në këtë kampionat, ndërsa ekipi i Mohun Bagan iu bashkua përsëri Mumbai Siti në kreun e renditjes me pikë të barabarta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"