VIDEO/ Arbitri e bën “baltë”, shikoni penalltinë absurde që akordohet në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2021 | 12:30

VIDEO/ Arbitri e bën “baltë”, shikoni penalltinë absurde që akordohet në Kategorinë e Dytë

Labëria mori një fitore shumë të rëndësishme në fundjavë, duke mposhtur Albpetrolin me rezultatin 2-3.

pjimage (24)

Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë një penallti e akorduar [për Labërinë në minutën e 49’, e cila u shndërrua në gol nga Fabio Dhrami. Arbitri i ndeshjes, Fatjon Xhemalaj, akordon një penallti absurde për skuadrën e Labërisë, ku pas një krosimi nga këndi, një prej lojtarëve miq rrëzohet vetë në zonë, ndërkohë që arbitri e akordon penallti.

Protestat e lojtarëve të Albpetrolit ishin të shumta, por përsëri arbitri Xhemalaj nuk  ndryshoi mendim, duke dhënë një penallti absurde, duke i shtuar edhe këtu faktin se ishte shumë afër aksionit dhe pa gjithçka.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme ku pamjet flasin qartë:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"