VIDEO/ Agueros i ndodh e papritura drejt udhëtimit në Katar, tifozët brazilianë e “bezdisin” në avion me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2022 | 13:34

VIDEO/ Agueros i ndodh e papritura drejt udhëtimit në Katar, tifozët brazilianë e “bezdisin” në avion me…

Serxho Aguero ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme për në Katar për të qenë afër ekipit të tij kombëtar, Argjentinës.

Collage Maker-18-Nov-2022-01.30-PM

Në një video të postuar nga vetë ish-sulmuesi argjentinas në profilin e tij të rrjeteve sociale, atij i ka ndodhur një gjë e pakëndshme gjatë fluturimit me avion.

34-vjeçari është gjendur mes tifozëve brazilianë, të cilët në avion ishin duke kënduar kore dhe kërcyer, duke “bezdisur” disi ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Mançester Sitit gjatë fluturimit për në Katar.

Aguero me anë të një postimi ka shkruar: “I gjithë udhëtimi ishte kështu”, duke e bërë disi humoristike situatën.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"