VIDEO/ 40 vite pa fituar, Luftëtari thyen tersin e fushës së Flamurtarit. Vlonjati Shkurtaj nderon gjirokastritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2018 | 18:53

VIDEO/ 40 vite pa fituar, Luftëtari thyen tersin e fushës së Flamurtarit. Vlonjati Shkurtaj nderon gjirokastritët

Luftëtari arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të javës së 22-të, në transfertë me Flamurtarin. Gjirokastritët kishin plot 40 vite pa fituar në Vlorë, ndërsa sot ia arritën të thyejnë tersin me një gol të Shkurtajt në minutën e 54-t.

flamurtari luftetarr

Flamurtari pati edhe ai rastet e veta, por shpërdoroi shumë para portës së Ruçit. Pas kësaj ndeshje, vlonjatët nuk arrijnë të shkëputen në vendin e dytë ndaj Kukësit, ndërsa Luftëtari fiton qetësi nga ekipet e fundit të renditjes.

pj2

 

Flamurtari-Luftëtari 0-1

Gol: Shkurtaj 54′

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Flamurtari-Luftëtari 0-1

94’ Menjëherë karton i verdhë për Rrapon.

93’ Bregu i lë vendin Rrapos.

92’ Bregu depërton në zonë, godet, por Qirko ndal.

 

90’ 4 minuta shtesë.

90’ Ruçi ruan avantazhin e gjirokastritëve, pas një pritje vendimtare ndaj Nedeljkoviç.

87′ Karton i verdhë për Hysenin.

83′ Nedeljkoviç pretendon për një penallti pas ndërhyrjes nga Liçaj, por arbitri vendos një faull në favor të Luftëtarit.

77’ Xhekson provon me të majtën nga një goditje dënimi, por topi shkon larg portës.

75’ Vjen edhe ndërrimi i tretë tek vlonjatët. Hoxhaj i lë vendin Hysenit.

useini

68’ Dëmtim edhe për Useinin. Zëvendësimi i dytë i detyruar për Duron. Në fushë Kamara.

pano qirko

61’ Dorëzohet portieri Nurkoviç. Pika e fortë e trajnerit Duro, pësoi një dëmtim në pjesën e parë, dhe tashmë nuk ia del dot më. Vendin e tij e zë një 19-vjeçar, Pano Qirko.

60’ Bregu godet nga jashtë zonës, por topi nuk shkon në kuadrat.

shkurtaj

54’ GOOOL Shkurtaj. Abazaj pas një topi të marrë brenda zone, shërben për Shkurtajn, dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë të shënojë ndaj Nurkoviç.

49’ Shkurtaj me një të djathtë nga jashtë zone, ndalet nga Nurkoviç pa shumë probleme.

46′ Rinis ndeshja. Skuadrat pa zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Luftëtari 0-0

45’ 1 minutë shtesë në pjesën e parë.

44’ Karton i verdhë për Sidiben.

43’ Pollozhani futet bukur në zonë, kalon një kundërshtar, dhe goditja e parë pritet nga Rucci, ndërsa topi i kthyer goditet përsëri nga ai, por këtë herë gabon.

42’ Rroca godet me të djathtën nga jashtë zonës, Nurkoviç pret, edhe pse në dy kohë.

rasti

37’ Pranë golit Flamurtarit. Nedjelkoviç godet me kokë nga brenda zonës, por pozicional Ruçi që ndalon goditjen.

33’ Nedjelkoviç gjendet në zonë me një top të mirë për t’u goditur, por ekzekutimi i tij lë për të dëshiruar.

24’ Karton i verdhë për Useinin, teksa ndal Abazajn.

20’ Rroca shmang bukur Zukën, pason në mesin e zonës, por Siljanovski largon në çastet e fundit rrezikun.

17’ Ramadani ndal topin me dorë sipas Jorgjit, goditje dënimi për Flamurtarit.

16’ Krosim fantastik i Useinit për Nedjelkoviç, ky i fundit pason brenda zonës, por aty nuk gjendet askush për të përfituar.

15’ Dalje e mirë e Luftëtarit, me topin që erdhi nga krahu i majtë tek ai i djathtë, por Jakovjljeviç gabon në pasim.

10′ Anësori sinjalizon Abazajn për një pozicion jashtë loje, edhe pse shumë i dyshimtë.

3’ Goditja e parë nga këndi për skuadrën e Flamurtarit.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

 

FORMACIONET

Flamurtari: Nurkoviç, Veliu, Bicaj, Zuka, Siljanovski, Sidibe, Pollozhani, Useini, Hoxhaj, Nedjelkoviç, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Luftëtari: Ruçi, Licaj, Jakovljevic, Beqiri, Licaj, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Bregu, Rroca, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Enea Jorgji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"