Vetëm një mungesë për Josën, Laçi kërkon rikthimin te triumfi kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 9:55

Vetëm një mungesë për Josën, Laçi kërkon rikthimin te triumfi kundër Vllaznisë

Laçi pret Vllazninë të dielën në orën 13:30 në kuadër të javës së 22-të të Superiores. Kurbinasit vijnë në këtë takim pas barazimit në shtëpi kundër Teutës, ndërsa do të kërkojnë rikthimin te fitorja.Laci

Trajneri Mirel Josa nuk do të kenë në dispozicion vetëm mbrojtësin e djathtë, Agan Mjaki, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Në vend të tij do të luajë si titullar fieraku Arlind Kurti, i cili është rikthyer në formën më të mirë pas dëmtimit që pësoi pak javë më parë.

Pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë si në takimin e fundit, me dyshimin e vetëm në krahët e sulmit, aty ku Tresa dhe Bajramaj luftojnë për një vend titullari. Laçi është 4 pikë larg katërshes dhe kundër Vllaznisë do të luftojë për të marrë fitoren, si objektivi i vetëm për t’u afruar me zonën që të çon në fund në “Final 4”.

6

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"