Verlindorët e shpallën “non grata”, reagimi i delegatit Petrit Brahja: E vërteta në ndeshjen Kukësi-Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2023 | 20:13

Verlindorët e shpallën “non grata”, reagimi i delegatit Petrit Brahja: E vërteta në ndeshjen Kukësi-Erzeni

Klubi i Kukësit shpalli “non grata” tre delegatë të FSHFsë, pikërisht Bujar Pregjën, Besnik Çelën dhe Petrit Brahjën. Sipas klubit, të tre kanë treguar njëanshmëri në relacionet që kanë bërë në ndeshjet e Kukësit. Dje, për “Panorama Sport”, reagoi Petrit Brahja, i cili sqaroi atë që ka ndodhur në ndeshjen Kukësi-Erzeni më 2 tetor 2023.

petrit braja

“Duke marrë shkas nga reagimi i presidencës së klubit të Kukësit, jam i detyruar të reagoj në gazetë, jo për të mbrojtur personin tim, por për të thënë ato që kanë ndodhur në ndeshjen Kukësi-Erzeni. Unë në atë ndeshje kam qenë delegat dhe detyra ime është që në bashkëpunim me policinë dhe forcat e sigurisë, të marrim masa për organizimin dhe mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjes.

Në atë ndeshje ka pasur këto probleme: Në minutën e 74-t, në drejtim të asistentit të parë është hedhur një bidon uji. E njëjta gjë në minutën e 94-t në drejtim të arbitrit të katërt, ku u hodh një bidon që për pak nuk e goditi. Edhe në përfundim të ndeshjes, kur lojtarët e ekipit të Erzenit po futeshin në dhomat e zhveshjes, janë hedhur bidonë uji në drejtim të tyre.

Unë për këto veprime kam relatuar për Komision Disipline, sepse këto janë detyrat e mia, për të cilat i kam relatuar, por dua të bëj të ditur edhe për lexuesit e gazetës suaj, se këtë të drejtë për të relatuar e kanë edhe vëzhguesi dhe arbitrat, të cilët gjithashtu kanë relatuar në protokollet e tyre.

Çdo klub, kur mendon që i bëhen padrejtësi, ka të drejt sipas rregullores të ankimojë në Komisionin e Disiplinës brenda tri ditëve, ndërsa Kukësi ankohet pas 2 apo 3 javësh.

Sa për dijeni, unë kam qenë edhe Kryetar i Caktimit të Arbitrave, por kam dhënë dorëheqje dhe nuk kam ndikuar apo abuzuar në asnjë rast. Jam munduar të jem korrekt në çdo pozicion ku kam qenë dhe vazhdoj, ndërsa jam për momentin si Kryetar i Caktimit të Vëzhguesve”, deklaroi dje Brahja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"