Vazhdon eksodi, Malindi shpall divorcin me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2014 | 9:07

Vazhdon eksodi, Malindi shpall divorcin me Kastriotin

Kastrioti-Skenderbeu 0-1, Malindi dhe Shehi ne dyluftimEnco Malindi duket se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Kastriotit duke preferuar të luajë në ndonjë skuadër në Superiore. “Jam duke pritur mundësitë që do të më paraqiten. Në fakt, në këtë periudhë është ende shpejt sepse të gjitha skuadrat janë akoma në periudhë pushimi. Për momentin thjesht po zhvillojmë seanca stërvitore personale për të mos humbur formën dhe për qenë i gatshëm në çdo moment. Synoj të luaj në Superiore”, – thotë lojtari. Malindi, një sulmues me përvojë, mbërriti në skuadrën krutane në fillim të këtij sezoni kur gjatë të gjithë verës së kaluar u aktivizua me Kukësin në Ligën e Europës. “Sigurisht që për sezonin e kaluar mund të ndiejmë vetëm keqardhje. Por, ky është futbolli. Uroj që Kastrioti të organizohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në kategorinë e më mirëve”, – thotë Malindi.
Murat Aruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"