Vangjeli ndal Uest Hemin, Agolli thyhet në Suedi me Karabakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 23:12

Vangjeli ndal Uest Hemin, Agolli thyhet në Suedi me Karabakun

Futbollistët shqiptarë nuk kanë pasur të njëjtin fat me klubet e tyre në takimet e para për fazën e “play-off”-it në Ligën e Europës.

13873037_1738759453064728_5630011281950019898_n

Ansi Agoli është mundur me skuadrën e tij të Karabakut në Suedi, ndërsa Kristi Vangjeli mori një rezultat pozitiv në Rumani.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së enjtes mes Goteborgut dhe Karabakut u mbyll me rezultatin 1-0. Në këtë takim luajti si titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ansi Agolli, por ishin suedezët që iu gëzuar fitores falë një goli të Albaek në minutën e 56′ të lojës.

Edhe pse humbi ndeshjen e parë në transfertë, Agoli me ekipin e tij kanë edhe një shans të dytë në ndeshjen e kthimit që pritet të luhet të enjten.

Ndërkaq, një tjetër lojtar shqiptar që u aktivizua në ndeshjet e Ligës së Europës ishte edhe Kristi Vangjeli.

Ekipi rumun i Astra Ploeshtit në të cilën u aktivizua si titullar ish-futbollisti i Skënderbeut mori një barazim të vlefshëm 1-1 në transfertë me Uest Hemin.

Për skuadrën e Vangjelit shënoi Alibec në minutën e 83′ të lojës, ndërsa anglezët kryesuan falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Noble që nga minuta e 45′ e pjesës së parë.

eros-grezda-ylli-i-ri-shqiptar-q-euml-po-shndrit-n-euml-kroaci-video_2_hd

Një barazim në shtëpinë e tyre morën edhe kuqezinjtë e Lokomotivës së Zagrebit. Ndeshja ndaj belgëve të Genk-ut përfundoi me rezultatin 2-2.

Grezda luajti si tutullar në këtë sfidë, ndërsa Çekici mori vendin e Boçkajt në minutën e 87′ të pjesës së dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"