“Unë te Tirana? Aty ku ha, nuk pështyj dot”, Bitri flet për transferimin në Poloni dhe komenton lëvizjet në Superiore: Ajo e Shehit ishte e duhura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 18:24

“Unë te Tirana? Aty ku ha, nuk pështyj dot”, Bitri flet për transferimin në Poloni dhe komenton lëvizjet në Superiore: Ajo e Shehit ishte e duhura

Eneo Bitri ka finalizuar këto ditë transferimin e tij në kampionatin polak, ku i është bashkuar KS Krakovia deri në fundin e këtij sezoni. Për mbrojtësin ky është kampionati i pestë që provon, teksa ka luajtur më parë edhe në Kazakistan,. Çeki dhe Norvegji.

bitri

Bitri ka dhënë përshtypjet e tij të para rreth këtij transferimi në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, ku nuk ka ngurruar të komentojë edhe lëvizjet në Superiore, ku ai mbetet i lidhur ngushtë me Partizanin, klubin ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës dhe nga i cili nisi ky rrugëtim europian.

Nga Partizani, te Astana për te vijuar në Çeki, Norvegji dhe së fundmi Poloni. Kur do të ndalet Bitri, apo ke ndërmend t’i provosh të gjithë kampionatet?
Faleminderit për urimet. Dëshira ime është t’i provoj të gjitha kampionatet. Shpresoj të rri sa më  gjatë te kjo skuadër. Mezi pres të shikoj se çfarë do ndodhë më pas.

Si ju pritën në Poloni Bitri, nuk është një kampionat i lehtë për shqiptarët, apo ka ndryshuar ky mendim?
Ka ndryshuar mendimi. Ka ndryshuar edhe mentaliteti, nuk është më si parë. Shpresoj që gjithçka të shkojë si duhet.

Ke folur me Muçin e me Çelhakën, ke kontaktuar këtë periudhë?
Jo nuk kam kontaktuar, nuk i njoh personalisht. Më kanë folur gjëra të mira për ta. Jam krenar për atë që kanë bërë këtu.

Çfarë synon nga kjo aventurë e re në Poloni, çfarë kërkon Bitri në këtë pikë të karrierës së tij?
Unë kërkoj shumë në radhë të parë nga vetja ime. Do vijoj të jap maksimumin, të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Është ëndërr e çdokujt të kapë majat e futbollit europian.

Në fakt, pas Skukës, tifozët prisnin edhe rikthimin tënd. A ishte Partizani një opsion?
Partizani është përherë një opsion te unë. Është shtëpia ime. unë kam vendosur të fokusohem te karriera. Nuk e lë asnjëherë mbrapa.

Je shumë i përfshirë kur bëhet fjalë për Partizanin, si i sheh këtë sezon, a mund të mbrojnë titullin kampion?
Mendoj se shanset i kanë. Me ardhjen e Skukës, ekipi është forcuar. Kampionati është i paparashikueshëm, por Partizani i ka mundësitë e mëdha për të fituar sërish.

Këtë periudhë u diskutua shumë transferimi i Shehit te Partizani. Si fillim si e vlerëson këtë lëvizje?
Të gjithë e njohin trajnerin Shehi, të gjithë e dinë se çfarë ka dhënë ai te Tirana. Mendoj se ishte një lëvizje e duhur, për këtë gjë jam shumë i sigurt.

Ti a do shkoje te Tirana?
Unë aty ku ha, nuk pështyj dot. Unë i qëndroj idesë time dhe i qëndroj deri në fund. Unë e respektoj atë që kisha në fillim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"