U përfol se Broja mund të kalonte në Serinë A, por klubi italian ka plane të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 14:49

U përfol se Broja mund të kalonte në Serinë A, por klubi italian ka plane të tjera

Viktor Osimhen me siguri do të largohet nga Napoli, çka ka bërë që drejtuesit e kampionëve ende në fuqi të Italisë të nisin kërkimet për gjetjen e pasuesit. Alternativat janë të shumta, por te napolenatët vetëm një prej tyre do mbërrijë.

broja

Sipas asaj që shkruajnë mediat, emri i parë në listën e Napolit është Santiago Tomas Gimenez, futbollisti i Fejnord. Meksikani me pasaportë italiane ka realizuar 21 gola këtë sezon dhe për afrimin e tij do të duhen të paktën 45 milionë euro.

PSG është në garë për Osimhen, por edhe Celsi. Blutë e Londrës kanë në mendje një propozim që nuk pëlqehet shumë, para + Armando Broja. Broja nuk shihet si sulmuesi i duhur që mund të bëjë diferencën te skuadra italiane, ndaj kalimi i yllit kuqezi te Napoli nuk po merret në konsideratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"