U përfol për stolin e Kukësit, Kozniku: Nuk kam marrë asnjë ofertë, por nëse vjen …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2017 | 18:25

U përfol për stolin e Kukësit, Kozniku: Nuk kam marrë asnjë ofertë, por nëse vjen …

Milinkoviç ka disa ditë që është shkarkuar nga drejtimi i Kukësit, dhe që atë ditë shumë emra të ndryshëm janë përfolur si pasardhës të mundshëm  të tij. Një ndër ta ishte edhe emri i Ardian Koznikut, që ka qenë trajneri i Shkëndijës së Tetovës nw sezonin 2015-2015.

Ardian-Kozniku

Gjakovari ka qenë futbollist i famshëm, që në të kaluarën ka veshur fanellën e kombëtares së Kroacisë. Vetë ai në një kontaktim qe ka patur nga “Telegrafi” ka mohuar gjithë zërat që flasin për marrjen e drejtimit të Kukësit.

Kozniku

“E respektoj interesimin e klubit të Kukësit, por unë nuk kam marr ndonjë ofertë zyrtare. Nëse më bëhet një e tillë, do ta pranoja me kënaqësi dhe me gjithë zemër. Por, derisa nuk ka oferte serioze nuk mund të them asgjë. Unë për momentin punoj dhe veproj në Kroaci”, ka thënë Kozniku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"