U rikthye te Partizani në verë, klubi suedez nis kontaktet për transferimin e Jasir Asanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:47

U rikthye te Partizani në verë, klubi suedez nis kontaktet për transferimin e Jasir Asanit

Jasir Asani u largua nga Partizani në merkaton e dimrit  në vitin e kaluar, për të kaluar në Suedi, te skuadra e AIK, të cilët e morën në huazim me të drejtë blerje. Për shkak të pandemisë dhe situatë së vështirë ekonomike, klubi suedez nuk e ushtroi të drejtën e blerjes dhe për këtë arsye, Asani u rikthye përsëri te Partizani.

jasir asani

Megjithatë, Asanin mund të shikojmë përsëri me fanellën e AIK-ut. Sipas asaj që raporton “Insport”, AIK është vënë përsëri në gjurmët e lojtarit. 25-vjeçari ndiqet nga drejtuesit e AIK, të cilët kanë nisur edhe kontaktet me të, duke i shprehur dëshirën se duan ta rikthejnë përsëri në skuadër, por këtë herë duke e marrë përfundimisht dhe jo në huazim.

Asani zhvilloi 7 ndeshje me klubin suedez, ku la një shije shumë të mirë, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë gjithashtu 2 asiste. Me shumë mundësi ky është sezoni i fundit që Asani do të luajë në Superiore dhe me Partizanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"