U kanë shënuar më shumë gola bardhebluve, njihuni me “vrasësit” e Tiranës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 11:31

U kanë shënuar më shumë gola bardhebluve, njihuni me “vrasësit” e Tiranës…

Xhuliano Skuka dhe Bekim Balaj janë dy lojtarët që “gjahun” e tyre të preferuar kanë Tiranën. Dyshja që luan në kampionatin shqiptar me Partizanin dhe Vllazninë, kundërshtarë direktë të bardhebluve në luftën për titullin.MixCollage-25-Mar-2024-10-59-AM-1360

Dy sulmuesit e kanë tundur rrjetën e bardhebluve më shpesh se çdo lojtar tjetër. Kështu, Skuka ka qenë në fushë në nëntë takime dhe kundër bardhebluve ka shënuar pesë gola, duke dhënë edhe dy asite. Bekim Balaj ka qenë në fushë 15 takime, ka shënuar 5 herë dhe ka dhënë një asist. I treti është Uilliam Kordero, me tetë ndeshje dhe 4 gola e një asist. I katërti në kampionatin shqiptar është Alfred Mensah me 14 sfida dhe 4 gola. Katër lojtarët luajnë tani në kampionatin shqiptar, ndërkohë që dyshja e parë, Skuka dhe Balaj, por edhe Kordeiro e Mensah kanë mundësi që të shënojnë te bardheblutë.

REKORDET – Suka dhe Balaj nuk janë lojtarët e vetëm që mbajnë rekordet kundër bardhebluve. Vasil Shkurtaj është lojtari që është në aktivitet, i cili u ka shënuar 7 gola në 13 takime bardhebluve. Më pas vijnë Mentor Mazrekaj dhe Herald Marku që nuk janë në Superiore. Pero Pejiç është golashënuesi më i mirë kundër Tiranës me 11 rrjeta në 16 takime, në vendin e dytë, Xhevahir Sukaj me 12 ndeshje dhe 7 gola. Sebino Plaku është një tjetër vrasës me 21 takime dhe 6 gola, si ish-bardheblu dhe tani ndihmës trajner i Partizanit.

Tirana është ekipi i parë që ka pësuar më shumë këtë kampionat, plot 44 gola. Një shifër alarmante. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i kampionatit, me 48 gola të shënuar në 28 javë. Gjithsesi, Tirana është shumë keq në mbrojtje, pasi ka 44 gola të pësuar në 28 javë, ose më shumë gola të pësuar edhe sesa vendi i fundit në kampionat, Kukësi. Për krahasim, Tirana ka pësuar më shumë gola sesa në sezonin më të keq të saj në dekadën e fundit. Në katër sezone, Tirana ka pësuar sa gjysma e këtij kampionati ose bardheblutë kanë pësuar deri në javën e 28-të, sa dy kampionate së bashku. Me 44 gola të pësuar akoma pa u mbyllur sezoni, ky është alarm i vërtetë për Tiranën.300

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"