U bashku Partizanit në merkaton e verës, sulmuesi pranë kalimit te skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 10:53

U bashku Partizanit në merkaton e verës, sulmuesi pranë kalimit te skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Xhuljano Skuka dhe Redon Ismaili janë afrimet e vetme që ka kryer deri tani Partizani në merkaton e dimrit. Ndërsa të larguar zyrtarisht janë Eros Grezda, Viktor da Silva, Sabit Bilali dhe Mateo Koçijan. Por largime mësohet se ka edhe nga sektori i të rinjve, pikërisht bëhet fjalë për sulmuesin  Donart Ibrahimin.

Donart

Skuadra e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, Voska Sport, nuk e ka ndërmend të ndalet në merkato. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se skuadra shqiptare nga Ohri, ka arritur marrëveshje me 19-vjeçarin Donart Ibraimi.

Shkupjani e ka nisur karrierën e tij te Rabotniçki, për të luajtur më pas edhe me Slloga Vinicën dhe Kozhuvin, ndërsa nga gushti i vitit 2023, ai u bë pjesë e Partizanit duke u angazhuar me ekipin e të rinjve dhe U-21.

Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni me ekipin e të rinjve të partizanit Ibrahimi zhvilloi 7 ndeshje, duke realizuar 3 gola. Aftësitë e tij realizuese, shkupjani pritet që ti dëshmojë edhe me Voska Sport, ku do të kërkojë që të sigurojë një vend titullari.

Vlen të theksohet se Ibraimi ka mbrojtur edhe ngjyrat e përfaqësueses U-15 të Maqedonisë së Veriut.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"