U-17: Shkëndija s’fal, Flamurtari i dyti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2014 | 12:50

U-17: Shkëndija s’fal, Flamurtari i dyti

ShkendijaFitore në breshër, bindin kryesuesit
SHKËNDIJA E TIRANËS – APOLONIA 3-0
GOLAT: Moqi 20′, Babaj 23′, Bali 56′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Papa, Kastrati, Kaçupaj, Gjergji (Duka 61′), Gjeçi (Tota 61′), Noka, Osmanollaj, Moqi, Goleci (Koka 53′), Bali (Mici 63′), Babaj (Ropi 44′). Trajner: K.Sterjo
APOLONIA: Hysi, Naçi, Çelaj, Dosti, Troka, Zeqo, Hysi (Qosja 75′), Mehmeti, Mehmetaj, Berisha (Hëna 41′), Agalliu (Tomorri 63′, Malokaj 67′). Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: Q.Copa, G.Metani, H.Lila (Kavajë)
KARTON I VERDHË: Ropi

Shkëndija e Tiranës, kryesuesja e kampionatit U- 17, dje ka kaluar lehtësisht Apoloninë e vendit të fundit. Skuadra e shkollës “Loro Boriçi” ka një lojë të qetë, duke shtuar gradualisht ritmin. Mjaft bukur vepron në mesfushë Ender Gjergji, një lojtar ky me një të ardhme premtuese, ndërsa rezultati zhbllokohet në minutën e 20-të me anë të talentit vlonjat, Igli Moqi. Pas 3 minutash është Mariglen Babaj ai që i dyfishon shifrat dhe skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin 2-0 për Shkëndijën. Në fraksionin e dytë skuadra vendëse ka luajtur edhe më mirë dhe në minutën e 56-të shënohet goli i tretë me anë të Arbi Balit. Për më shumë se 20 minuta ndeshja përfshihet nga një breshër i dendur dhe loja bëhet disi e vështirë për të dyja skuadrat. Tek Apolonia bënë diferencën nga grupi Olsion Zeqo dhe Elvi Berisha, por kjo nuk mjaftoi. Kështu, Shkëndija ka kryer më së miri detyrat e shtëpisë, ndërkohë që ka një ndeshje më pak, pikërisht ndaj Besës.
Abdulla Dushku

Hebaj nderon Vllazninë
VLLAZNIA – PARTIZANI 2-0
GOLAT: Hebaj 15′, 39′
VLLAZNIA: Vjerdha, Kola, Frangaj, Kukaj, Balaj, Alla, Vecaj, Rajçeviç, Hebaj, Blinishta, Pusi. (U aktivizuan: Demaj, Premçi, Hyseni). Trajner: A.Hasani
PARTIZANI: Selmani, Myftari, Hasanaj, Rami, Qesari, Hoxha, Bajrami, Bregu, Lika, Vllacaj, Çema. (U aktivizuan: Ngjela, Mersini, Doksani). Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: K.Prenga, E.Çuni, V.Nikolli (Laç)

Vllaznia ka fituar me meritë ndaj Partizanit, në shifrat 2-0. Kuqeblutë kanë administruar që nga minuta e parë deri tek e fundit lojën, duke dominuar ndaj të kuqve. Golat për shkodranët, që drejtohen nga Alban Hasani e Alban Noga, janë shënuar nga i njëjti autor, Hebaj. Ky i fundit ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës në këtë përballje, duke e nderuar ekipin shkodran.
Admir Uruçi

Vlonjatët bëjnë tris
FLAMURTARI – OLIMPIKU 3-0
GOLAT: Sino 29, 39′, Sadushi 80′
FLAMURTARI: Sali, Beqaj, Dule, Myslymi, Shkurti, Deliaj, Shehu, Tushe, Sino, Selami, Sadushi. (U aktivizuan: Demiraj, Çelaj, Lazaj, Bocaj). Trajner: G.Mezani
OLIMPIKU: Bushi, Omeri, Gjalpi, Spahiu, Mersini, Shehi, Lajthia, Basha, Bardhi, Sefa, Vata. (U aktivizuan: Shima, Hoxha, Curri, Metaj, Daja). Trajner: Sh.Berberi
GJYQTARË: O.Yzeiraj, Xh.Gjata, H.Rakipi (Patos)
KARTONË TË VERDHË: Shehu, Sadushi/ Bardhi
KARTON I KUQ: Mersini 78′

Flamurtari ka gjunjëzuar Olimpikun, duke arritur një fitore të rëndësishme, që e çon në vendin e dytë. Protagonist ka qenë sulmuesi Sino, i cili shënoi dy gola, ndërsa Sadushi vulosi triumfin në fundin e lojës. Vlonjatët i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë. Miqtë u munduan të reagonin, por rezultati nuk ndryshoi. Tashmë Flamurtari shpreson te titulli kampion.
Olsen Llambro

Kukësi i ikën fundit
KUKËSI – ELBASANI 2-0
GOLAT: Gerbeshi 20′, 65′
KUKËSI: Batusha, A.Gërmizi, Halili, H.Gërmizi, Tejeci, Domi (Onuzi 75′), Gerbeshi (Demhasa 70′), Cena, Haxhiu, Mici, Lleshi (Duraku 80′). Trajner: A.Bela
ELBASANI: Dashi, File (Elezi 56′), Cani, Shehi, Dushku (Dalipi 78′), Meka, Karaj, Bullari, Musaku, Veli (Saliu 70′), Çela. Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: B.Dragusha, S.Ahmeti, N.Sterkaj (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: Cena/ Musaku, Saliu

Kukësi ka hedhur një hap të rëndësishëm me fitoren ndaj Elbasanit, duke iu larguar zonës së ftohtë të rënies nga Kategoria Superiore e paratërinjve. Vendësit e kishin vlerësuar maksimalisht ndeshjen dhe bënë gjithçka, duke shënuar dy herë me autor Gërbeshin. Elbasani krijoi volum të madh loje, por nuk arriti t’i konkretizonte aksionet, kjo edhe për meritë të Kukësit.
Jonuz Hallaçi

Dinamo, vetëm barazim
DINAMO – BESA 1-1
GOLAT: Qato 16’/ Çela 2′
DINAMO: Xhafaj, Xhepa (Sina 41′), Bala, Mulaj, Kalemi, Dreni (Shazivari 55′), Toçilla (Nazari 57′), Sino, Qato, Abazaj, Marinaj (Çervanaku 40′). Trajner: Xh.Lleshi
BESA: Dajsinani, Cara, Brahimaj, Uku, Berberi, Gjuzi, Bizhdili, Habili (Shima 41′), E.Deliu (A.Deliu 69′), Çela, Metolli. Trajner: I.Duro
GJYQTARË: S.Bebja, F.Shkëmbi, A.Hysenaj (Tiranë)

Një ndeshje mjaft e bukur dhe me plot raste ka qenë ajo mes Dinamos dhe Besës, e cila është mbyllur në barazim 1-1. Dinamo i ka pasur të gjitha mundësitë për ta fituar këtë takim, por heroi i saj në këtë ndeshje, Klinti Qato, ka shpërdoruar një 11-metërsh në fund. Fillimisht ishin kavajasit që shënuan me anë të Çelës, por Qato barazoi shpejt dhe ndeshja u mbyll pa fitues.
Abdulla Dushku

Skënderbeu nuk fal
SKËNDERBEU – SHKËNDIJA E DURRËSIT 3-0
GOLAT: Gjergo 16′, Menko 36′, Gjançi 65′
SKËNDERBEU: Dramolli, Gjançi, Foto, Kote, Qeleshi, Lika, Zyber, Osmani, Gjergo, Make, Menko. (U aktivizuan: Fejzolli, Myrteza, Tona, Kita, Stermolli). Trajner: G.Liçi
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Harizaj, Shala, Mustafaj, Xhakolli, Ajdini, Cane, Kutrolli, Cërriku, Torra, Frroku, Ferruku. (U aktivizuan: Përgjoni, Plaku, Shqalsi). Trajner: E.Furrxhi
GJYQTARË: G.Kamolli, A.Mema, A.Doca (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Dramolli / Frroku

Skënderbeu nuk ka falur në shtëpi, teksa ka mposhtur Shkëndijën e Durrësit me rezultatin e pastër 3-0. Gjergo i ka kaluar në avantazh korçarët në minutën e 16-të, ndërsa Menko ka dyfishuar shifrat pak para fundit të pjesës së parë. Në 40 minutat e dyta loja ka qenë më e ekuilibruar, por gjithsesi vendësit kanë shënuar sërish, këtë herë me Gjançin, duke vulosur triumfin e merituar.
Llazi Saro

Shpërthen Pogradeci
POGRADECI – LAÇI 5-1
GOLAT: Liçkollari 11′ (11-m), 39′, 63′, Veizi 23′, Mukollari 37’/ Gjoni 56′
POGRADECI: Sulollari, Kozmallari, Molla, Laraku, Yzellari, Manellari, Kelo, Mukollari, Liçkollari, Veizi, A.Laraku. (U aktivizuan: Tota, Selko, Çekiçi, Dervishi). Trajner: F.Fetollari
LAÇI: Halili, Balozi, Ndoci, R.Lika, K.Lika, Gjoni, Beqiri, Bushpepa, Stojani, Përgjoka, Daci. (U aktivizuan: Lleshi, Baboçi). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Danaj, U.Korra (Elbasan)

Pogradeci shpërthen në shtëpi, duke mposhtur Laçin me shifrat e thella, 5-1. Liqenorët dominuan plotësisht dhe luajtën të vendosur për fitore. Sulmuesi Liçkollari arriti të shënonte plot 3 gola. Në minutën e 63-të realizoi golin më të bukur, ndërsa Veizi dhe Mukollari shënuan gjithashtu gjatë pjesës së parë. Për kurbinasit realizoi golin e nderit Gjoni në minutën e 56-të.
Pëllumb Starova

Ngec Shkëndija “B”
SHKËNDIJA B. E TIRANËS – VLLAZNIMI 0-0
GOLA: S’ka
SHKËNDIJA B. E TIRANËS: Zhupa, Paraj, Lamaj, Xhaferraj, Vathi, Luga, Kratellari, Therçaj, Morina (Hanati 77′), Haxhiu, Xhixha (Raza 77′). Trajner: Sh.Kumbarçe
VLLAZNIMI: Hila, Dini (Gërdani 26′), Lugjaj, Mema, Ura (Bajraku 72′), Dibra, Dallnesi, Kakini, Smakaj (Piroviç 51′), Qogla, Kraja (Lacej 68′). Trajner: A.Xhahysa
GJYQTARË: B.Grepi, L.Koçi, A.Vila (Durrës)

Shkëndija B. e Tiranës dhe Vllaznimi kanë ndarë nga një pikë. Edhe pse munguan golat, ka qenë një ndeshje e shkëlqyer. Loja ishte me kombinacione dhe sulmuese, ku të dyja rrezikojnë, por portat mbrohen mjaft mirë nga Zhupa te Shkëndija dhe Hila te Vllaznimi. Rastet më të pastra janë krijuar nga skuadra mike, por gjithsesi sulmuesi Smakaj ka gabuar përballë portierit Zhupa.
Abdulla Dushku

Fundoset Luftëtari
SHKUMBINI – LUFTËTARI 3-1
GOLAT: Fadili 12′, Lengo 18′ (aut), Xho.Lluca 38’/ Çani 61′
SHKUMBINI: Zeka, Kosta, Ballhysa, Qejvani, Gjevori, Kuqi, Sulkja, Tafa, Fadili, Xho.Lluca, Jashari. (U aktivizuan: Xhu.Lluca, Gjini). Trajner: D.Balliu
LUFTËTARI: An.Buxaj, Lengo, Llavdaniti, Halilaj, Çela, Puci, Ksera, Am.Buxaj, Koshi, Mahmutaj, Çani. (U aktivizuan: Mëhilli, Qyrani, Shabani). Trajner: A.Çulli
GJYQTARË: O.Çela, F.Greca, M.Biti (Lushnjë)

Skuadra e paratërinjve peqinas ka arritur një fitore bindëse ne shifrat 3-1 përballë Luftëtarit. Shkumbini zgjidhi gjithçka në pjesën e parë, ku Xhoni Lluca ishte protagonist me asistet e dhëna dhe me shënimin e golit të tretë. Në pjesën e dytë miqtë u munduan të ndryshonin lojën, por realizuan vetëm një gol me anë të Çanit. Ndërkohë, Lengo për gjirokastritët shkaktoi autogol.
Fatmir Ahmeti

Derbi, triumfon Brian’s
BESËLIDHJA – BRIAN’S 0-1
GOLAT: Gjoni 17′
BESËLIDHJA: M.Prendi, Gazulli, Kasneci, Nikolli, I.Kaçaçi, Malaj, Luka, A.Marku, E.Prendi, F.Kaçaçi, A.Gega. (U aktivizuan: G.Gega, Shyti, Lusha). Trajner: O.Gjurashi
BRIAN’S: Geci, Gjoni, Pëllumbi, Dedgjonaj, Smaçi, Feta, A.Marku, Zogu, Bushi, Ndoka, Coli. (U aktivizuan: Miloti, Pjetri, E.Marku). Trajner: Gj.Filipi
Gjyqtarë: K.Shkurta, L.Cani, K.Zharkalli (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Luka 28′, Kasneci 47’/ Dedgjonaj 39′, A.Marku 75′

Derbi lezhjan Besëlidhja-Brian’s për U-17 është fituar nga këta të fundit. Ndeshja ka nisur nën një rrebesh të fortë shiu, për rrjedhojë në një terren të mbuluar nga uji dhe balta. Që në fillim të dyja skuadrat e kanë kërkuar golin, por 17-vjeçarët e Brian’s-it kanë qenë më superiorë në kontrollin e lojës. Gjoni ka shënuar një gol spektakolar, ndërsa gjithçka është mbyllur 0-1.
Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"