U-17: Shkëndija e Tiranës, hap kampioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2014 | 13:55

U-17: Shkëndija e Tiranës, hap kampioni

Rikthehen kryesuesit
SHKËNDIJA E TIRANËS – OLIMPIKU 2-0
GOLAT: Osmanollaj 73′, Koka 76′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Papa, Gjeçi, Domgjonaj, M.Harruni, Noka, A.Harruni (Babaj 78′), Koka, Goleci, Osmanollaj, Kastrati, Mici. Trajner: K.Sterjo
OLIMPIKU: Selgjekaj, Gazheli (Metaj 78′), Omeri, Gjalpi, Lekgegaj (Gjinaj 77′), Bardhi, Basha, Sefa, Spahiu, Shehu (Daja 52′), Mersini. Trajner: Sh.Berberi
GJYQTARË: M.Sina, F.Greca, L.Prifti (Lushnjë)
KARTONË TË VERDHË: Goleci 35′, Osmanollaj 39′, Gjeçi 74’/ Shehu 39′

Derbi kryeqytetas i paratërinjve mes Shkëndijës së Tiranës dhe Olimpikut i ka buzëqeshur skuadrës së shkollës së mjeshtërisë “Loro Boriçi”. Ka qenë një triumf i vuajtur, teksa golat janë shënuar vetëm në 10 minutat e fundit. Fillimisht ka qenë kosovari Osmanollaj, i cili e ka zhbllokuar rezultatin, ndërsa më pas Koka ka vulosur fitoren. Tashmë Shkëndija është +7 pikë nga ndjekësit.
Abdulla Dushku

Laçi zhyt Dinamon
DINAMO – LAÇI 1-2
GOLAT: Nazari 28’/ Doçi 10′, Gjoni 43′
DINAMO: Dema, Muraku, Memushi, Xhepa, Sina, Shazivari, Dreni, Qato, Nazari, Abazaj, Toçila. (U aktivizuan: Lutaj, Pujaku). Trajner: Xh.Lloshi
LAÇI: Halili, Jushi, Doçi, Bushpepa, Mardhoqi, Gjoni, Bardhi, Balozi, Beqiri, K.Lika, R.Lika. Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: R.Muska, J.Gjata, F.Shkëmbi (Tiranë)

Laçi ka tronditur Dinamon, duke e mposhtur me rezultatin 1-2. Me nga një gol në secilën pjesë, miqtë kanë merituar tri pikët. Doçi shënon në minutën e 10-të, ndërsa barazon përkohësisht Nazari dhe pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Sapo nis fraksioni i dytë i lojës kurbinasit shënojnë me Gjonin, gol me të cilin ekipi i Ndue Tarazhit mori fitoren. Blutë shpërdoruan para portës mike.
Erjon Hamitaj

Tirana bind në Elbasan
ELBASANI – TIRANA 1-2
GOLAT: Stojku 35’/ Morina 55′, Halili 72′
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Panganika, Hidri, Stojku, Shabani, Bulari, Çela, Meka. (U aktivizuan: Peqini, Dushku, Kamberi). Trajner: S.Dalipi
TIRANA: Cara, Demaj, Joti, Kuka, Doka, Nuriu, Prendi, Pole, Koldashi, Morina, Halili. (U aktivizuan: K. Prendi, Abazaj, Kalleku). Trajner: A.Gallo
GJYQTARË: D.Dosti, A.Vila, M.Lybeshari (Berat)

Tirana ka mundur Elbasanin në transfertë 1-2, në një ndeshje që mund të thuhet se ishte me dy tablo të ndryshme. Në pjesën e parë verdheblutë u shfaqën më të qartë, ku edhe arritën të shënonin me anë të Stojkut dhe ta mbyllnin këtë fraksion në avantazh. Bardheblutë do të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë, teksa fillimisht do të barazonte Morina, ndërsa më pas vulosi Halili.
Vladimir Mema

Kukësi i falet Domit
KUKËSI – PARTIZANI 1-0
GOLI: Domi 44′
KUKËSI: Batusha, Lleshi, Gërmizi, Cena, Haxhiu (Jonuzi 90′), Domi, Halili, Tejeci, Gërbeshi, Duraku, Mici. Trajner: A.Bela
PARTIZANI: Selmani, Rami, Myftari, Ngjela, Hasanaj, Hoxha, Çezari, Çema, Bajrami, Uka, Mersini. Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: K.Prenga, E.Çuni, V.Nikolli (Laç)
KARTONË TË VERDHË: Cena / Çezari, Ngjela

Kukësi merr tri pikë në përballjen me Partizanin dhe i largohet fundit të tabelës. Skuadra e trajnerit Agim Bela ka administruar mirë lojën, duke mbrojtur me fanatizëm golin e shënuar nga Domi në minutën e 44-t. Nga ana tjetër, Partizani ka përmirësuar dukshëm lojën në pjesën e dytë, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Kukësi dhe të kuqtë janë rivalë në luftën për mbijetesë.
Jonuz Hallaçi

Përmbysje e Flamurtarit
FLAMURTARI – SHKËNDIJA E DURRËSIT 2-1
GOLAT: Sadushi 44′, Sino 70’/ Kutrolli 14′
FLAMURTARI: Sali, Beqaj, Deliaj, Myslymi, Dule, Shehu, Bocaj, Sino, Selami, Lazaj, Zotaj. (U aktivizuan: Muça, Tosuni, Sadushi, Maze, Çela). Trajner: G.Mezani
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Mustafaji, Xhakolli, Pepkolaj, Shala, Uka, Ajdini, Kutrolli, Frroku, Farraku, Torra. (U aktivizuan: Cane, Arizaj). Trajner: E.Furxhi
GJYQTARË: E.Alliaj, Xh.Gjata, E.Behari (Patos)

Flamurtari gjen fitoren përballë Shkëndijës së Durrësit, teksa këtë herë bind edhe me lojë. Megjithatë, takimi i djeshëm nuk nisi mirë për vlonjatët, pasi janë miqtë ata që do të kalonin të parët në avantazh me anë të Kutrollit. Në fillimin e pjesës së dytë, Sadushi realizon golin e barazimit. Më pas, vendësit hidhen me forca të shumta në sulm dhe gjejnë golin me Sinon.
Altin Pavllo

Skënderbeu thyen Teutën
TEUTA – SKËNDERBEU 0-1
GOLI: Lika 50′
TEUTA: Vata (Golike 40′), Kalemi (Yzeiri 50′), Hajdini, Mitralozi, F.Lila, Përkeqi, Domi, Ndraxhi (M.Lila 45′), Trimi, Gripshi (Dedja 55′), Mara (Bejko 55′). Trajner: G.Begeja
SKËNDERBEU: Dramolli, Menko, Isa, Fejzolli, Tona (Osmani 52′), Nake, Foto, Zyberi (Myrtezai 50′), Lika (Kendezi 70′), Kote, Gjanci (Kita 48′). Trajnerë: G.Liçi
GJYQTARË: E.Kotemelo, A.Zalla, A.Koçiu (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Foto

Paratërinjtë e Skënderbeut kanë mposhtur minimalisht në transfertë 0-1 Teutën. Minutat e para janë të qeta dhe pa raste për shënim. Në fundin e pjesës së parë të dyja skuadrat shpërdorojnë para portave respektive. Sapo fillon pjesa e dyta Lika shfrytëzon mirë një krosim nga e djathta, godet me kokë dhe 0-1 për korçarët. Asgjë nuk ndryshon deri në fundin e takimit.
Roland Gjini

Në Fier nuk ka fitues
APOLONIA – BESA 1-1
GOLAT: Çela 77’/ Bizhdili 29′
APOLONIA: Katuci, Velo, Naçi, A.Çela, Mehmetaj, Sulaj, Mehmeti, Hysi, Zeqo, Hasani, Berisha. (U aktivizuan: Hëna, Troka, Agalliu). Trajner: O.Çuko
BESA: Hakinani, Cara, Brahimaj, I.Sula, Berberi, Mërhori, Metalli, Hoxha, R.Çela, Bizhdili, Gjuzi. (U aktivizuan: Shara, Basha, Uku). Trajner: I.Duro
GJYQTARË: A.Merdanaj, T.Kasa, R.Zifla (Vlorë)

Apolonia dhe Besa kanë ndarë nga një pikë në takimin e djeshëm. Të dyja ekipet kanë zhvilluar një lojë të bukur, por pa mundur të nxjerrin një fitues. Në pjesën e parë, me gjithë dëshirën e fierakëve për të shënuar, kanë qenë miqtë ata që kaluan në avantazh me Bizhdilin. Në pjesën e dytë, përpjekjet e Apolonisë për të barazuar u shpërblyen në fund, teksa Çela shënoi.
Mikel Mbriçaj

Goleadë e Skëndijës B
SHKËNDIJA B. E TIRANËS – BURRELI 6-0
GOLAT: Kratellari 10′, Morina 13′, Pushaj 54′, 61′, Haxhiu 70′, Mala 76′
SHKËNDIJA B. E TIRANËS: Gjonaj, Elezi, Xhaferraj, Lamaj (Hamati 41′), Vathi, Therçaj, Morina (Haxhiu 61′), Shehi (Luga 61′), Çomo (Zenelak 58′), Mala, Kratellari (Pushaj 29′). Trajner: Sh.Kumbarçe
BURRELI: Kola, Beqiri, Dervishi, Milkurti, Tanushi (Levani 63′), Boça, Brahasani (S.Tusha 42′), Hasa, Stafhasani, Cenameti, Gjonaj (E.Tushaj 60′). Trajner: V.Gjonaj
GJYQTARË: Q.Çopa, G.Metani, D.Kasa (Kavajë)
KARTON I VERDHË: Therçaj 56′

Skuadra e dytë e shkollës së mjeshtërisë sportive, Shkëndija B. e Tiranës, është treguar e pamëshirshme ndaj Burrelit. Djemtë e drejtuar nga Shpend Kumbarçe kanë shënuar gjashtë gola në portën e matjanëve. Kratellari, Morina, Haxhiu e Mala shënuan nga një herë, ndërsa Pushaj dy herë, duke plotësuar goleadën. Ndërkohë, mosha e lojtarëve të Burrelit nuk i kalonte të 15 vjeçët.
Abdulla Dushku

Ngecin lushnjarët
LUSHNJA – TOMORI 1-1
GOLAT: Kasapi 25’/ Shinko 67′
LUSHNJA: Hila, Zaimi, Dervishi, Kadiu, Çela, Jonuzi, Gorovelli, Kasapi, Zhuga, Kaja, Kapxhiu. (U aktivizua: Parangoni). Trajner: A.Hysko
TOMORI: Lela, Xherimeja, Sherifi, Myrtaj, Kanani, Dragoti, Dobra, Shinko, Papa, Hajdinaj, Ramadani. (U aktivizuan: Sulova, Shulla). Trajner: S.Dule
GJYQTARË: E.Jahaj, A.Buzi, E.Hasanaj (Fier)

Lushnja nuk ka shkuar më shumë se një barazim ndaj Tomorit. Kanë qenë vendësit, të cilët shënuan të parët me anë të Kasapit në minutën e 25-të. Skuadra e trajnerit Hysko ka humbur shumë raste për shënim. Kësisoj, lushnjarët u ndëshkuan nga Tomori në minutën e 67-të, teksa Shinko barazoi. Edhe pse lojtarët e Lushnjës u përpoqën të shënonin sërish, nuk mundën dhe ndeshja u mbyll 1-1.
Armand Nezha

Shkumbini ndal Vlorën
SHKUMBINI – VLORA 1-1
GOLAT: Kosta 47′ (11-m)/ Malaj 7′
SHKUMBINI: Zeka, Kosta, Xho.Lluca, Gjevori, Qejvani, Xhu.Lluca, Jashari, Sulkja, Fadili, Tafa, Kateshi. (U aktivizuan: Gjini, Hyseni, Kuqi). Trajner: D.Balliu
VLORA: Nuraj, Dervishi, Matodashi, Toshi, Malaj, Mata, Veraj, Qari, Velaj, Aliaj, Malaj. (U aktivizuan: Kapaj, Skënderaj, Sina). Trajner: L.Gjondeda
GJYQTARË: D.Muça, E.Gjoni, U.Korra (Elbasan)

Paratërinjtë peqinas, të drejtuar nga trajneri Balliu, kanë arritur të marrin një pikë me vlera përballë kryesuesve të Vlorës. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me autor Malajn, ndërsa peqinasit barazuan rezultatin në pjesën e dytë me anë të Kostës, i cili shënoi nga pika e penalltisë. Pavarësisht barazimit, ekipi vlonjat sërish ndodhet në krye të klasifikimit.
Fatmir Ahmeti

Një fitore me vuajtje
BESËLIDHJA – KASTRIOTI 2-1
GOLAT: Malaj 70′, F.Kaçaçi 74’/ B.Dallaku 34′
BESËLIDHJA: M.Prendi, Malaj, I.Kaçaçi, Gazulli, F.Kaçaçi, Nikolli, Luka, J.Hila, Lusha, Marku, E.Prendi. (U aktivizuan edhe G.Gega, Shyti). Trajner: O.Gjurashi
KASTRIOTI: Lika, B.Dallaku, L.Dallaku, Merlika, Kuka, Kau, Xhafaj, Bakiu, Kullaj, Caca, Balla. (U aktivizua: Guni). Trajner: A.Kuka
GJYQTARË: L.Koçi, J.Metani, M.Sadiku (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: I.Kaçaçi/ Merlika, B.Dallaku
KARTON I KUQ: Kau 76′

Besëlidhja ka arritur një fitore me vuajtje ndaj Kastriotit. Në minutat e para loja u kontrollua nga miqtë, të cilët bënë presion para portës lezhjane. B.Dallaku arriti të shënonte për krutanët në minutën e 34-t. Fraksioni i dytë u kontrollua nga Besëlidhja, që barazoi fillimisht me Malajn. Më pas, kur duheshin edhe gjashtë minuta nga fundi i takimit, F.Kaçaçi shënoi golin e fitores.
Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"