U-17 / Rezultatet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2016 | 20:17

U-17 / Rezultatet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë

Grushte mes lojtarëve, tre me të kuq

Ndeshja e paratërinjve mes Olimpikut dhe Akademisë së Futbollit ka degjeneruar në grushte mes lojtarëve. Takimi ka dhuruar 6 gola, tre kartonë të kuq dhe në fund sherr masiv, teksa janë përfshirë edhe prindërit e futbollistëve. Kur po luhej minuta e 86-të, Koleci i Akademisë u ndërpre në mënyrë të gabuar nga Meta. Menjëherë gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq këtë të fundit, mirëpo lojtari i dëmtuar, Koleci, u kap me Metën. Dy futbollistët e rinj u goditën me grushte dhe për pesë minuta në fushë kishte një kaos të vërtetë.

olimpiku akademia u17

U futën prindër të lojtarëve dhe vazhdon përleshja derisa ndërhyri policia për të qetësuar situatën. Gjyqtari nxori me kuq edhe Kolecin, ndaj të cilit u bë ndërhyrja e gabuar. Ishte një ndeshje ku diferencën në fushë e bënë lojtarët e Akademisë, që shënuan katër gola. Që në minutën e 4-t, Olimpiku ka kaluar në avantazh me anë të Totrakut, por më pas Akademia shënoi tre gola të shpejtë, duke zgjidhur ndeshjen. Në fillimin e pjesës së dytë miqtë shënuan edhe golin e katërt me Bajën.

ABDULLA DUSHKU

Në Shkodër s’ka fitues

vllaznia shkendija e tiranes u17

Vllaznia dhe Shkëndija e Tiranës kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e së shtunës në Shkodër. Dy skuadrat që udhëheqin grupin A me pikë të barabarta kanë prodhuar një volum të madh loje, por nuk kanë ditur të finalizojnë aksionet. Vllaznia ushtroi më shumë presion, duke kërkuar golin me çdo kusht, por meritë ka edhe portieri i Shkëndijës.

ADMIR URUÇI

Partizani, vetëm barazim

porto partizani u17

Porto dhe Partizani kanë ndarë nga një pikë. Që në start, lojtarët vendës krijojnë epërsi, por gjithsesi golin e parë e shënojnë të kuqtë. Në minutën e 39-të ishte Çaçi që nuk fali. Megjithatë, në pjesën e dytë Porto barazon rezultatin me anë të Ndrecës, i cili ktheu në gol një penallti. Porto kërkoi edhe golin e dytë, por nuk i arriti.

PRENG GJIKOLA

Vlonjatët, të pandalshëm

flamurtari pogradeci u17

Sërish tri pikë për Flamurtarin. Dje vlonjatët thyen edhe Pogradecin në shtëpi, duke udhëhequr grupin B të U-17 me pikë të plota. Skuadra e Gentjan Mezanit shënoi që në minutën e 8-të me anë të Rrapajt. Më pas Merkaj dyfishoi shifrat. Gjithsesi, Pogradeci nuk u dorëzua dhe ngushtoi diferencën me Hoxhën. Mirëpo, ishte sërish Rrapaj që shënoi.

KASTRIOT BRAHIMAJ

Skënderbeu thyen Teutën

teuta skenderbeu u17

Skënderbeu ka mposhtur Teutën në Durrës, teksa ka vendosur një gol i shënuar në minutën e 76-të. Ka qenë një lojë jo e kënaqshme nga të dyja ekipet, por me korçarët, të cilët u treguan më të saktë para portës, duke kaluar në avantazh me anë të Qeleshit. Edhe pse trajneri Kuçi bëri disa zëvendësime, Teuta nuk arriti të barazonte.

JETON REXHMATI

Lushnja e bën sefte

lushnja af dinamo u17

Lushnja mundi 2-0 AF Dinamon, duke marrë fitoren e parë sezonale. Paratërinjtë lushnjarë e kanë dominuar tërësisht takimin dhe e konkretizuan me nga një gol në secilën pjesë. Në pjesën e parë ishte Vrapi kaloi Lushnjën në avantazh pas një goditje të saktë brenda zonës, ndërsa pas pushimit Çukani dyfishoi rezultatin.

ALBAN ALUSHI

“Çmendet” Apolonia

apolonia fieri u17

Derbi mes Apolonisë dhe Fierit, dy ekipeve të grupmoshës U-17, është fituar nga skuadra e trajnerit Çuko. Gjata ka qenë heroi i Apolonisë, duke shënuar plot pesë gola. Ekipi i Fierit nuk mundi t’i rezistonte Apolonisë, teksa shënoi vetëm golin e nderit me Braçen. Kësisoji, Apolonia e nisi me këmbë të mbarë kampionatin e Kategorisë së Parë.

MIKEL MBRIÇAJ

dinamo shkendija e durresit u17

besa elbasani u17

luftetari vlora u17

tomori pepa u17

butrinti bylis u17

shkendija b veleciku u17

kastrioti brians u17

korabi beselidhja u17

kategoria superiore u17 grupi a

kategoria superiore u17 grupi b

kategoria e pare u17 grupi a

kategoria e pare u17 grupi b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"