U-17/ Bardheblutë fitojnë derbin ndaj Akademisë dhe u bëjnë presion kryesuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2016 | 21:23

U-17/ Bardheblutë fitojnë derbin ndaj Akademisë dhe u bëjnë presion kryesuesve

Tirana vuan me Akademinëu-17 TiranaTirana e ka pasur mjaft të vështirë për të triumfuar ndaj Akademisë. Vetëm në fund ka arritur të shënojë skuadra e Sulejman Memës. Kur pritej vërshëllima e arbitrit, ishte Rezart Burgaj që realizoi në limit, pas një goditjeje me kokë brenda zonës. Më pas, në minutat shtesë, është Zenuni që del i vetëm me portierin dhe nuk fal.Abdulla Dushku

Akademia – Tirana 0-2

Golat: Burgaj 80’, Zenuni 80+3’

Akademia: Ziri, Haxhillari (Jahelezi 80+1’), Trokthi, Llukaj, Ballgjini, Brahilika, Koçi, Rada, Daxha, Agalliu (Daja 60’), Hajdari (Laho 71’). Trajner: D.Lila

Tirana: Kodra, Cake, Isha, Burgaj, Tamizi, Dingu (Llanaj 56’), Keqa (Biba 80+4’), Xhymerti (Kumanova 79’), Topalli (Xhepa 65’), Beshiraj, Zenuni (Tabaku 80+4’). Trajner: S.Mema

Gjyqtarë: M.Shabanaj, F.Shkëmbi, D.Shkëmbi (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Ziri 38’, 80+1’

Kartonë të kuq: Tuci 77’, Ziri 80+1’ / Beshiraj 77’

Shkëndija e Tiranës s’di të ndalet

Shkëndija e Tiranës nuk di të ndalet, teksa në përballjen ndaj Olimpikut shënoi plot gjashtë gola. Ndeshja e dy ekstremeve të tabelës në grupin A është dominuar totalisht nga Shkëndija kryesuese. Olimpiku e ka pasur të pamundur përballimin e furisë së golave të skuadrës që drejtohet nga Genc Mahmutaj.

Kryesuesit shënuan nga tre gola në çdo pjesë loje. Fillimisht ishte Kryeziu që kaloi në avantazh Shkëndijën, ndërsa më pas Muça dyfishoi shifrat. Për golin e tretë mendoi Këndezi në limitin e pjesës së parë. Ndërsa në 40 minutat e dyta, Adroji, Duraj dhe sërish Muça kanë shënuar tri herë të tjera, duke turpëruar Olimpikun.

Shkëndija vijon të jetë e para në renditje, me 52 pikë, e ndjekur nga Tirana, që ka një pikë më pak. Në javën e ardhshme skuadra që përfaqëson shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi” do të përballet ndaj Akademisë, ndërsa bardheblutë presin Laçin. Rivaliteti sapo vjen e bëhet më i madh mes dy skuadrave kryeqytetase.Abdulla Dushku

Olimpiku – Shkëndija e Tiranës  0-6

Golat: Kryeziu 9’, Muça 12’, 65’, Këndezi 40’, Adroi 48’, Duraj 58’

Olimpiku: Zgani, Nela, Hyka (Gapi 41’), Hasrama (Ruço 47’), Kodra (Zmaçi 63’), Bicerri, Spahiu, Gasa (Zebi 67’), Koçi, Picari, Tozaj (Lita 74’). Trajner: E.Ruço

Shkëndija e Tiranës: Hida, Mersinaj, Kllogjeri, Adroj, Popaj (Jugu 78’), Duraj (Lila 75’), Çokaj, Kastrati, Këndezi (Stafa 41’), Muça (Kullagini 74’), Kryeziu (Mira 41’). Trajner: G.Mahmutaj

Gjyqtarë: H.Bundo, O.Abazi, K.Prenga (Tiranë)

Karton i verdhë: Spahiu 20’

 

Partizani, vetëm “X”

Sfida mes Portos dhe Partizanit ka qenë mjaft e fortë dhe mbeti e hapur deri në fund. Pjesa e parë foli për Porton, që arriti të shënojë dy gola me anë të Grudës. Ndërsa në 40 minutat e dyta skuadra e kuqe reagoi mirë, duke barazuar shifrat. Miqtë arritën të shënonin fillimisht me anë të Haxhiut dhe afër fundit barazuan me Demirin.Preng Gjikola

Porto – Partizani    2-2

Golat: Gruda 20’, 22’ / Haxhiu 53’, Demiri 78’

PORTO: Gega, Gjonaj, Gjeçi, Hoxha, Biba, Danaj, Gjoka, Petoku, Berisha, Prendi, Gruda. (U aktivizuan: Përgjini, Marku, Tusha).

Trajner: K.Reçi

PARTIZANI: Bici, Noka, Lala, Xhika, Spahiu, Cali, Kodra, Demiri, Haxhiu, Duka, Daci. (U aktivizuan: Trimi, Xhini, Përkola, Elmazi).

Trajner: N.Çoçlli

Gjyqtarë: E.Hoxha, G.Koka, E.Gjoka (Lezhë)

Karton i kuq: Danaj 33’

Laçi ndal Vllazninë

Paratërinjtë e Laçit u shkaktuan dje një humbje të papritur homologëve të tyre nga Shkodra. Një penallti e kthyer në gol nga Stafa ka bërë që kurbinasit e vegjël të marrin tri pikë. Përgjithësisht ka qenë një lojë e barabartë, ndërsa diferencën e ka bërë vetëm goli. Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e 6-të, ndërsa Vllaznia është e treta.Isuf Myrtaj

Laçi – Vllaznia 1-0

Goli: Stafa 67’ (11-m)

Laçi: Marku, I.Hoxha, Kodheli, Stafa, M.Hoxha, Qerimi, Kolici, Vuthaj, Kasmi, Cakoni, Tuga. Trajner: N.Tarazhi

Vllaznia: Kurtulaj, Hysenaj, Karakaçi, Marinaj, Mehja, Smajli, Kraja, Zaja, Tahiraga, Rahova, Parubi. Trajner: N.Zhejani

Gjyqtarë: D.Kasa, H.Lila, Q.Çopa (Kavajë)

“Poker” i Flamurtarit

Besa nuk ka mundur t’i bëjë ballë lojës së bukur të vlonjatëve. Deri te pësimi i golit të parë, gjithçka ka qenë në baraspeshë. Haruni kaloi në avantazh vlonjatët dhe më pas Malaj dyfishoi shifrat. Në fitoren e thellë të Flamurtarit shënuan edhe Aliaj e Bilalaj. Te Besa humbja u faturohet mungesave të shumta për shkaqe dëmtimesh.Feriz Ferizaj

Besa – Flamurtari    1-4

Golat: Kola 41’ / Haruni 24’, Malaj 34’, Aliaj 61’, Bilalaj 76’

Besa: Dobjani, Xherri, Xhindole, Ceka, Damarja, Hoxha, Gjoci, Zhava, Kasa, Gjongecaj, Kola. (U aktivizuan dhe: Kacbufi, Vogli, Daja, Lemeti, Mecja). Trajner: I.Duro

Flamurtari: Qirko, Qarri, Brahimaj, Maytaj, Isaj, Zeqaj, Zano, Aliaj, Seferaj, Malaj, Haruni. (U aktivizuan: Nebiu, Bilalaj, Musaraj, Skraparlliu). Trajner: D.Resuli

Gjyqtarë: E.Bega, E.Hasanaj, K.Gjertgjaj (Fier)

Kartonë të verdhë: Damarja, Xherri, Kola / Mataj, Skraparlliu

Bind Internacionali

Internacionali ka marrë tri pikë të vuajtura ndaj Briansit. Lezhjanët e vegjël kanë befasuar në pjesën e parë, duke shënuar dy gola. Fillimisht me Albjon Markun dhe më pas me Marsel Dobrën, por dy herë ka arritur të ekuilibrojë Internacionali me anë të Johan Çelës dhe Kristjan Petit. Në fund, diferencën e bëri Vogli nga pika e bardhë.Abdulla Dushku

Internacional – Briansi    3-2

Golat: J.Çela 30’, Peti 55’, Vogli 77’ (11-m) / Alb.Marku 13’, Dobra 35’

Internacional: Kodra, Lala (Hekuri 51’), Vogli, Curri, Basha, Blakçorri, Peti, Murja (Tafa 51’), Selenica, M.Çela (Xhaferri 78’), J.Çela. Trajner: L.Sengla

Brians: Basha, P.Marku, Kruja, Veseli, Delaj (Përdedaj 56’), Tokrri, Mata (Bruka 70’), Dobro (Deda 76’), Al.Marku, Gjini (Haxhia 78’), Rica (Frroku 74’). Trajner: Gj.Filipi

Gjyqtarë: A.Zdrava, E.Danaj, R.Muzhaqi (Elbasan)

Kartonë të verdhë: Hekuri 78’, Xhaferri 80+1’ / P.Marku 77’

Dinamo bie në shtëpi

Shkëndija e Durrësit ka mposhtur Dinamon në transfertë, teksa ka vendosur një gol i Kastratit në fillimin e pjesës së dytë. Ka qenë një lojë e ekuilibruar gjatë pjesës së parë, ku kanë shkëlqyer Koçani, Zeqiri dhe Qoshku te Dinamo, ndërsa diferencën te miqtë e bëri Dardha. Në minutën e 51-të, Kastrati shënoi golin trepikësh.Abdulla Dushku

FK Dinamo – Shkëndija e Durrësit     0-1

Golat: Kastrati 51’

FK Dinamo: Koromane, Masha, Çipuri, Brahasani (Kalaja 41’), Lami, Qoshku (Sina 67’), Bilbili, Çina (Rama 74’), Koçani, Paci (Mëhilli 53’), Zeqiri. Trajner: Xh.Lloshi

Shkëndija e Durrësit: Laroshi, Hoxha, Kareci (Habibi 41’), Hoxha, Hoti, Xholi (Spahiu 67’), Gecaj, Dardha (Lataj 78’), Disha (Cami 69’), Reci (Hasankolli 51’), Kastrati. Trajner: A.Kërçova

Gjyqtarë: S.Bebja, A.Jaçe, A.Koçia (Tiranë)

Apolonia bën surprizën

Apolonia ia del të fitojë në tri minuta përballë Elbasanit. Golit të Serxho Bajramit në minutën e 26-të iu kundërpërgjigjën Hoxhaj në të 36-ën dhe Grembi në të 39-ën. Loja midis paratërinjve ka qenë e mirë për të dyja ekipet, por miqtë u treguan më të saktë në rastet e tyre. Për verdheblutë, në minutat e fundit S.Bajrami humbi një 11-metërsh.Vladimir Mema

Elbasani – Apolonia  1-2

Golat: S.Bajrami 26’/ Hoxhaj 36’, Grembi 39’

Elbasani: Dosti, Muça, Bogdani, Selimaj (Çirakolli 53’), Doska (Boriçi 41’), Xh.Bajrami (Teta 68’), Hanoli, Muça (Pali 50’), S.Bajrami, Asllani (Sadiku 39’), Xhija. Trajner: S.Dalipi

Apolonia: Bakaj, Dogani, Lushaku, Gashi, Rista, Hoxhaj, Fasko (Naçi 55’), Grembi (Pema 80’), Gjata (Kapaj 77’), Meçaj, Pllumaj.

Trajner: O.Çuko

Gjyqtarë: D.Zyba, T.Sokoli, E.Spahiu (Peqin)

Shpërthejnë durrsakët

Teuta shpërthen në Pogradec, duke mposhtur liqenorët me shifrat 5-1. Miqtë vulosën fitoren që në pjesën e parë, duke shënuar pesë gola me Shtamën, Pistoljan, Konçin dhe dy herë me Kokën. Vendësit lanë mjaft boshllëqe në mbrojtje, aty ku përfitoi më shumë Teuta. Pjesa e dytë nuk kishte histori dhe vendësit shënuan golin e nderit me Hykellarin.Pëllumb Starova

Pogradeci – Teuta    1-5

Golat: Hykellari 67’ / Shtama 9’, Pistolia 11’, Konçi 15’, Koka 16’, 38’

Pogradeci: Totollaku, Maxhari, Hykollari, Alimi, Bega, Biba, Hyko, Demaj, E.Maxhari, Gjonaj, Yzellari. (U aktivizua: Abazaj).

Trajner: J.Gjata

Teuta: Salla, Duka, Shytermeja, Gumeni, Shtama, Hoxha, Çollaku, Konçi, Pistolja, Koka, Lajthia. (U aktivizuan: Dushaj, Konçi).

Trajner: Sh.Kuçi

Gjyqtarë: E.Spahiu, E.Cenolli, M.Hasani (Tiranë)

Luftëtari nuk fal

Luftëtari nuk fal në shtëpi kundër Bylisit, edhe pse vuan për të gjetur golin. Të besuarit e Andrea Çullit, pas një pjese të parë të dominuar totalisht, vetëm në fraksionin e dytë gjetën rrugën e rrjetës me anë të Vandrit Pulës. Për të dyfishuar shifrat mendoi Basha në minutën e 66-të, ndërsa fitoren e vulosi goli i Skëndulit.Tomor Shehu

Luftëtari – Bylisi   3-1

Golat: V.Pula 59’, Basha 68’, Skënduli 74’/ Nuraj 80’ (11-m)

Luftëtari: Mërkuri, Skëndo (Buxaj 72’), Zholi, Basha, R.Pulaj (Brahimi 72’), Pazi, Qyrdedi (Koxhioni 59’), Skënduli, Salaria (Muka 57’), Lazaj (Zoi 72’), V.Pula. Trajner: A.Çulli

Bylisi: V.Jaupaj (Ymeraj 74’), R.Jaupaj, E.Murra, Liçaj (Memetaj 59’),  Bendo, Metaj, Meçaj, Zheaj, Kodhelaj, Nuraj, Dervishaj.

Trajner: N.Divija

Gjyqtarë: Q.Ruci, E.Avdi, K.Koshi (Sarandë)

Kartonë të verdhë: Zholi 24’, Skëndo 69’, Brahimi 76’

 

Spektakël i Tomorit

Tomori ka shkatërruar Vlorën në shtëpi, duke mos e diskutuar për asnjë moment triumfin. Që në minutën e parë Kovaçi kaloi në avantazh beratasit dhe u bë gjithashtu protagonist në pjesën e dytë me një tjetër gol. Vera shënoi golin e dytë, ndërsa Qengji të tretin. Vlora ishte e pafuqishme për të reaguar ndaj një Tomori tepër të fortë.Eris Sylyku

Tomori – Vlora  4-0

Golat: Kovaçi 1’, 71’, Vera 9’, Qengji 67’

Tomori: Memlika, Vera, Gjika, Hebo, Tabaku, Demaj, Hysaj, Ismaili, Kovaçi, Lireza, Qengji. Trajner: B.Fatia

Vlora: Rrapaj, Arapi, Shkurtaj, Memushaj, Halili, Jaupaj, Diamanti, Liçaj, Arapaj, Biba, Sinaj. Trajner: E.Duro

Gjyqtarë: A.Rakipi, E.Hatia, A.Marko (Patos)

Karton i kuq: Arrapaj 10′

U-17

Kategoria Superiore

Grupi A   

Java e 20-të    (03.04.2016)

Laçi–Vllaznia   1-0

Olimpiku–Shkëndija e Tiranës    0-6

Akademia–Tirana 0-2

Porto–Partizani 2-2

Internacional–Briansi 3-2

 

Renditja        F    B    H    G+/G-      P

  1. Shkëndija T. 17 1 2    71-11      52
  2. Tirana 17 0    3    59-21      51
  3. Vllaznia 11 4    5    35-14      37
  4. Internacional 9 2    9    38-36      29
  5. Partizani 5 10   5    34-29      25
  6. Laçi 6 6    8    28-47      24
  7. Porto 7 2    11   34-51      23
  8. Akademia 5 3    12   24-49      18
  9. Olimpiku 4 1    15   17-56      13
  10. Brians 3 3    14   22-48      12

Java e 21-të    (10.04.2016)

Vllaznia – Porto     (10:00)

Briansi – Olimpiku   (10:00)

Tirana – Laçi   (10:00)

Partizani – Internacional  (10:00)

Shkëndija T. – Akademia    (10:00)

Grupi B

Java e 20-të    (03.04.2016)

Elbasani–Apolonia    1-2

Pogradeci–Teuta 1-5

FK Dinamo–Shkëndija D.     0-1

AF Dinamo–Skënderbeu 0-0

Besa-Flamurtari 1-4

Renditja        F    B    H    G+/G-      P

  1. Skënderbeu 16 4    0    55-13      52
  2. Flamurtari 13 3    3    34-7       42
  3. Teuta 11 3    6    41-29      36
  4. Shkëndija D. 10 4 5    32-22      34
  5. Elbasani 8 7    5    24-20      31
  6. Pogradeci 7 1    12   29-44      22
  7. FK Dinamo 5 6    9    22-29      21
  8. Besa 5 1    14   24-39      16
  9. AF Dinamo 5 3    12   19-38      15
  10. Apolonia 2 2    16   16-56      8

* AF Dinamos i janë zbritur tri pikë nga klasifikimi pas vendimit të Komisionit të Disiplinës

Java e 21-të    (10.04.2016)

Apolonia – Besa (10:00)

Skënderbeu – AF Dinamo     (10:00)

Flamurtari – FK Dinamo     (10:00)

Shkëndija D. – Pogradeci   (10:00)

Teuta – Elbasani     (10:00)

Kategoria e Parë

Grupi A

Java e 15-të    (03.04.2016)

Shkëndija B. e Tiranës-Iliria   0-0

Kastrioti-Besëlidhja 2-1

Kukësi     pushim

Renditja        F    B    H    G+/G- P

  1. Kukësi 9 1    2    39-10 28
  2. Shkëndija B. 8 1 3    32-12 25
  3. Besëlidhja 5 1    6    26-23 16
  4. Iliria 4 4    5    29-32 16
  5. Kastrioti 3 1    8    10-41 10

Java e 16-të    (10.04.2016)

Iliria-Kukësi   (10:00)

Kastrioti-Shkëndija B e Tiranës (10:00)

Besëlidhja pushim

Grupi B

Java e 15-të    (03.04.2016)

Luftëtari-Bylisi     3-1

Tomori-Vlora    4-0

Fieri-Butrinti  0-0

Lushnja    pushim

Renditja        F    B    H    G+/G- P

  1. Lushnja 10 1    0    32-4 34
  2. Luftëtari 9 1    3    42-19 28
  3. Tomori 7 0    6    22-20 21
  4. Fieri 5 2    5    17-17 18
  5. Butrinti 4 3    5    24-26 16
  6. Vlora 4 2    7    14-24 11
  7. Bylisi 0 1    10   11-50 1

* Vlorës i janë zbritur tri pikë nga klasifikimi pas vendimit të Komisionit të Disiplinës

Java e 16-të    (10.04.2016)

Luftëtari-Vlora

Fieri-Tomori

Butrinti-Lushnja

Bylisi     pushim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"