Turpërimi i Çelsit në shtëpi, bashkëshortja e mbrojtësit kërkon shkarkimin e Poçetinos: Koha për ndryshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 15:47

Turpërimi i Çelsit në shtëpi, bashkëshortja e mbrojtësit kërkon shkarkimin e Poçetinos: Koha për ndryshim

Çelsi vazhdon të kalojë një periudhë të errët dhe pas shpenzimeve të mëdha në merkato me pronarin e ri, Tod Bohli, teksa në Angli tashmë po përflitet për një shkarkim të mundshëm të Mauricio Poçetinos.

pocetino

Për këtë gjë ka reaguar dhe bashkëshortja e Tiago Silvës, Bel, e cila ka kërkuar se klubi duhet t’i japë fund bashkëpunimit me argjentinasin.

“Është koha për ndryshim. Nëse pret më shumë, atëherë do të jetë shumë vonë”, shkruante në postimin e saj bashkëshortja e mbrojtësit brazilian të “Bluve”.

tiago silva bel

Një gjë të tillë e mbështetën dhe vetë fansat, të cilët ishin në të njëjtin mendim me Bel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"