Tripletë e Mesit dhe përmbysje, Argjentina kualifikohet në Botëror. Brazili lë jashtë Kilin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 9:26

Tripletë e Mesit dhe përmbysje, Argjentina kualifikohet në Botëror. Brazili lë jashtë Kilin (VIDEO)

Argjentina ka arritur të sigurojë kualifikimin për në Kupën e Botës “Rusi 2018” në ndeshjen e fundit kualifikuese në transfertë përballë Ekuadorit. Të besuarit e Horge Sampaolit nuk fitonin në Kuito prej 16 vitesh dhe në këtë takim e panë veten menjëherë në disavantazh pas golit të Ibarra në minutën e parë.

mesi

Megjithatë Mesi mori përsipër të bënte liderin e kombëtares së tij duke shënuar tre gola në minutat 12, 20 dhe 62 për të siguruar fitoren 1-3.

Brazili mposhti në shtëpi Kilin me rezultatin bindës 3-0 falë golave të Paulinjos në minutën e 55-të dhe dopietës së Gabiel Zhezus në minutat 57 dhe të tretën e shtesës. Me këtë fitore, Brazili la jashtë Kupës së Botës Kilin, kombëtaren ku aktivizohen lojtarë të njohur si Aleksis Sançez, Vidal apo Klaudio Bravo.

Peruja dhe Kolumbia barazuan me rezultatin 1-1. Hames Rodrigez kaloi Kolumbinë në avantazh në minutën e 56, ndërsa Guerrero barazoi shifrat në minutën e 76. Me këtë rezultat, Kolumbia u kualifikua direkt për në Botëror, ndërsa Peruja do të luajë në “play-off”-in ndërkombëtar përballë Zelandës së Re.

Uruguai mposhti me përmbysje 4-2 Bolivinë. Kaseres, Kavani dhe një dopietë nga Suarez ishin autorët e golave të vendasve, ndërkohë që golat për miqtë ishin dy autogola të shkaktuar nga Silva dhe Godin. Uruguai u kualifikua për në Kupën e Botës.

Paraguai kishte një shans shumë të mirë për të pretenduar kualifikimin, por humbi në shtëpi me Venezuelën me rezultatin 0-1 duke mbetur jashtë finaleve të Rusisë.

renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"